• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Zgjedhja e Monës kryetare, më shumë se gallatë
Home
Politikë

ARTUR AJAZI/ Zgjedhja e Monës kryetare, më shumë se gallatë

November 23rd, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur “zgjedhjet” e brëndshme në parti, dhe kjo me synimin për të rikonfirmuar edhe një mandat tjetër kryetaren aktuale të asaj force politike zonjën Monika Kryemadhi. Me anë të një dalje para kamerave, Monika ka falenderuar “anëtarësinë e LSI, të rinjtë dhe të rejat, ata që e deshën dhe e duan atë kryetare të partisë”. Ajo madje ka parashikuar se “LSI tani e tutje do të jetë parti e dyerve të hapura për të rinjtë, të cilët do ti imponohen kësaj qeverie”. Më tepër se proces zgjedhor i “lirë dhe i ndershëm” (kur dihet se si i zhvillon ajo parti zgjedhjet në përgjithësi) procesi i rizgjedhjes së Monës si kryetare e LSI, ishte një gallatë mes servilësh, mes atyre që ajo i paguan mirë të akuzojnë gjithë ditën e gjithë natën qeverinë, Edi Ramën, ministrat dhe të përhapin panik 24 orë non-stop. Zgjedhja e Monës si kryetare e LSI-së, nga ata që ajo i quan “anëtarë të partisë”, ishte kapardisja e fundit para shqiptarëve, e një njeriu që aksidentalisht hyri në politikë (nga Fatos Nano) dhe që me këmbëngulje po e mban “portën” hapur edhe pse partia e saj dhe e Ilir Metës, pas 25 Prillit 2021, nuk do të jetë më e tillë. Largimet dhe braktisjet nga LSI, ndodhën fill pas mbetjes së saj pa asnjë grimë pushteti, dhe kjo duket se Ilirit dhe Monës, i ka kushtuar shumë.

Njëri nga kubeja e Presidencës, dhe tjetra nga maja e SHQUP-it, kujtuan se “deti u bë kos”, dhe u sulën mbi qeverisjen e Edi Ramës, me mëndjen e mbledhur “Top” se, “e rrëzuam, ne do të fitojmë”.Makinacioni i fundit i Ilirit, ishte “rizgjedhja” e Monës (në garën pa konkurent) sërish në krye të LSI. I gjendur mes udhëkryqesh dhe pa asnjë zgjidhje, duket se “zgjedhjet e reja në parti”, përfunduan ashtu siç ishin parashikuar për LSI-në. Ajo mbetet partia më e braktisur dhe më e telendisur nga pikëpamja politike. Asnjë prej ish-deputetëve të saj, nuk beson më se LSI-ja, do të marrë e shumta 3 deputetë në 25 Prill 2021, dhe kjo për shkak të paqëndrueshmërisë politike. Një parti e majtë, që sillet rreth “gardhit” për të kapur ndonjë kockë pushteti, një parti e majtë që gjithë ditën bën propogandë për “shtresat në nevojë, dhe për popullin fukara”, por që agallarët e saj nga Tirana në rrethe i ka me vila, pallate, dhe makina 150 mijë euroshe. Një parti që nuk ka bërë, dhe nuk ka njohur asnjëherë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, (edhe brënda saj) ka ëndërr të përjetshme vetëm pushtetin. Rizgjedhja me 99,99 per qind të votave e Monikës si kryetare e LSI-së, ishte aspak e rëndësishme për opinioni publik, shumicën e shqiptarëve, dhe aq më tepër për teatrin politik në Tiranë. Ajo ishte dhe mbetet, përpjekja e fundit e Monës, për të bërë “interesanten” edhe pse shpenzon kohë dhe para pa hesap, për të qenë në qendër të vëmëndjes.

Monika as që e mendon, se mund të marrë pak sekonda kurreshtje nga ndërkombëtarët me “rizgjedhjen e saj”, por ajo po mjaftohet me dogmat që recitojnë suflerët e paguar para kamerave, duke shpresuar se “Edi Rama do të ndryshojë mëndje deri ditën e zgjedhjeve”. Sidoqoftë Mona e ka të qartë tanimë, se i vetmi mandat i sigurtë që do ti mbetet asaj pas 25 Prillit, do të jetë ai i “kryetares së LSI”, pasi ai i deputetit nuk kthehet më andej nga nga shkoi…..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Kur katandisesh të të mbrojë Agim Bahtiri
Previous article ILIRJAN BLLOSHMI/ Mos i gjobisni miqtë e “kastravecit” Bes Kallaku

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k