• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Shqiptarët nuk do t’ju falin kurrë….
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Shqiptarët nuk do t’ju falin kurrë….

November 18th, 2020 F.autor Blog 0 comments

një progande antishqiptare që po përçoni drejt kancelarive të Europës, për të ardhmen europiane të vendit.

Selia e Partisë Demokratike, tanimë është kthyer në megafon lakuriq, nga ku dalin dhe përhapen jo këshilla dhe sinjale bashkëpunimi për të mirën e vendit dhe shqiptarëve, por është gjuha e helmatisur e atyre që e kanë genetike poshtërsinë, dhe pushtetin si të vetmen rrugë drejt pasurimit dhe greminës. Shqiptarët nuk do tu falin kurrë ju, që edhe në ditët e kiametit, edhe kur qytetet u tundën nga tërmeti i tmerrshëm i 26 Nentorit, apo dhe kur COVID-19 erdhi  tek ne, ju dilnit dhe bënit gallatë, dilnit dhe fërkonit duart “ishalla ikën Rama nga pushteti”. Ju  jeni të mjerë në logjikë, në formim, dhe më kryesorja në shpirt. Për ju pushteti është mbi gjithçka, mbi jetën, mbi vendin, mbi të ardhmen mbi kombit. Shqiptarët nuk do tu falin kurrë ju, për pasojat e pakthyeshme të një politike rruge, që keni ndjekur prej afro 8 vitesh, për gjuhën e “nepërkës” që keni përdorur për të nxirë sukseset, investimet, arritjet, rezultatet, dhe gjithçka të bukur që ka ky vend. Me objektivin idiotesk “pushteti mbi të gjitha”, dhe synimin e “rrëzimit të Ramës pa mbushur mandatin e parë”, ju e kthyet Parlamentin në sallë ku shqiptarët dëgjonin thirrjet, mallëkimet dhe ulurimat tuaja mbi qeverinë, deputetët, ministrat, ndërkombëtarët, ambasadorët dhe kunsujt e huaj, vetëm e vetëm se ata përgëzonin dhe nxisnin Edi Ramën për të ecur përpara.

Shqiptarët nuk do tu falin ju kurrë, për tmerret që panë për 6 muaj rresht, tek digjnit me molotovë institucionet dhe plagosnit policët, që përpiqeshin të ruanin rendin dhe qetësinë, apo dhe pasurinë tonë të përbashkët. Shqiptarët, nuk do tu falin ju kurrë, për mashtrimet dhe misionin antihuman që keni nisur qysh ditën e parë të krizës,duke thelluar hendekun mes tyre.Vota e shqiptarëve (apo dhe mbështetësve tuaj) nuk mund të shkojë kurrë më për ju, nuk mund të shkojë më për  ata që luten ditë-natë, të bëhet “Hataja” vetëm Edi Rama të ikë nga pushteti. Ju  jeni të vegjël, jeni të çoroditur, jeni të vetmuar, jeni të lënduar, jeni të dyshuar, dhe kjo pasi  keni ligësi në çdo fjalë, fjali,  deklaratë  shtypi, apo zyrë të partisë tuaj. Shqiptarët nuk do tu falin kurrë ju, pasi me ju rikthehet kaosi, anarshia, pasi me ju idiotëzohen institucionet, rikthehet analfabetizmi dhe mëria krahinore. Ndaj, mos shikoni ëndërra me “pushtet”, por trazoni dalëngadalë “çorbën e vjetër”, të paktën të siguroni  ushqimin ditor që u jep “Ai”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Sa mund të vlejnë 20 milionët e identifikimit biometrik?
Previous article FRROK ÇUPI/ E dua Partinë nëse do kombin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k