• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BLEDI LUMANI/ Bellanica-Basha: Kur viktima kthehet në të akuzuar, ndërsa i akuzuari në viktimë
Home
Blog

BLEDI LUMANI/ Bellanica-Basha: Kur viktima kthehet në të akuzuar, ndërsa i akuzuari në viktimë

November 18th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Në disa faqe online në Shqipëri, kryesisht në ato që paguhen nga PD, ka nisur një fushatë e ethshme sulmesh kundër dëshmitarit të masakrës së Krushës së Madhe, i cili thotë se i ka dorëzuar kasetën origjinale të filmimeve që ka bërë për masakrën, Lulzim Bashës.

Melaim Bellanica e ka denoncuar këtë fakt që disa vite më parë.
Por atëhere, mediet shqiptare, që i ka “blerë” Rama të gjitha, nuk e pasqyruan fare si lajm.

Ato që e botuan numëroheshin me gishtat e dorës, ishin vetëm një apo dy medie.

Këtë radhë ka ndodhur krejt e kundërta, duke parë edhe ngjarjet që po zhvillohen në Hagë.

Dëshmia e Bellanicës është kthyer nga Top Channel, duke parë zhvillimet e fundit, në lidhje me hetimin e UÇK-së.

Dhe ka sens, që dëshmia e tij të rikthehet, pasi ka lidhje me aktualitetin politik në Kosovë.

Rikthimi i kësaj dëshmie ka tronditur aq rëndë Lulzim Bashën (i cili, edhe nëse nuk ka lidhje me këtë kasetë, prapë është në një situatë të vështirë, pasi ka hetuar për “krimet” e UÇK-së), sa ka lëshuar gazetarë e medie që figurojnë në borderonë e pagesave të kunatit, të merren jo me akuzat, por me vetë Melaim Bellanicën.

Ky i fundit, nga viktimë e terrorit serb, tani është kthyer në viktimë të sulmeve të paprecedenta mediatike, si një njeri i marrë, që sheh ëndrra me sy hapur, apo më keq, si një i paguar nga Edi Rama, që të përflasë Lulzim Bashën.

Fakt është, që akuzat e tij publike ndaj Bashës, janë bërë vite më parë në një TV në Kosovë, kur askush nuk e njihte dhe askush nuk e kishte kontaktuar nga Shqipëria.

Pra atëherë kur nuk ishte “blerë” as nga Rama, as nga Top Channel.

Në Shqipëri, këto akuza i kanë “zbuluar” vetëm këto ditë, kur është vënë në lojë “nderi” i Lulzim Bashës.

Dhe e kanë kthyer këtë të fundit, nga të akuzuar, në viktimë të një komploti të madh serbo-rus, e kush e merr vesh tjetër.

Melaim Bellanica ka parë tmerrin me sy dhe pavarësisht se rrezikonte jetën, ka pasur guximin të filmojë atë që ndodhi, për t’i treguar botës krimet e serbëve.

Ndaj kush merret me të, duke e trajtuar si të çmendur apo të blerë nga Rama, duhet ta mendojë njëherë këtë fakt.

Ndryshe nga ai, Lulzim Basha është njeriu që ka shkuar në Kosovë të dokumentojë “krimet” e UÇK-së, për t’ia treguar botës.

Kjo është një diferencë e madhe mes të dyve, edhe nëse kaseta nuk do të ekzistonte fare dhe do të ishte një trillim i Bellanicës.

Fakt është, që Lulzim Basha nuk e fshin dot të shkuarën e tij, me apo pa kasetë.

Dhe në këtë pikë, Melaimi nuk e ndihmon dot!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ E dua Partinë nëse do kombin
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Një kasetë me ca të vërteta brenda

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k