• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Shakaja e fundit e Koço Devoles
Home
Sociale

MERO BAZE/ Shakaja e fundit e Koço Devoles

November 8th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Shakaja e parë ishte para disa vitesh. Pasi iku në SHBA, pranë familjes, në fillim të pushimeve të verës, Koçoja po vononte të vinte për plazh në Sarandë. Filip Cakuli, njeriu që nuk e ndau nga vetja deri në fund të jetës, në përpjekje për ta “shantazhuar” të vinte, i dërgoi mesazh se njerëzit këtu në Tiranë kanë filluar flasin që ke vdekur. Madje Mero ka bërë gati dhe fjalimin për varreza.

Koçua u bë i gjallë pas dy ditësh.

-Ma tregoni pak fjalimin që do mbanit për mua,- tha?

-Po,- i thashë ja të shkoj të marr. Dhe u zhduka disa minuta për të sajuar një fjalim për të.

Filipi ja lexoi.

Koçua mori një pamje serioze dhe tha: Sa njeri pa fat që jam. Ja vlen të kisha vdekur sot.

Hera e dytë ishte vitin e kaluar kur “Fiks Fare” po mendonte një promo për çeljen e sezonit. Dhe Filipit i shkoi mendja tek skenari më makabër.

Duke vazhduar të tallej me vdekjen e Koços, inskenuan vdekjen e tij, ku rolin e të vdekurit e luante vetë Koçua.

E futën në një arkivol të hapur dhe një prift po i lexonte fjalët e fundit. Ndërkohë dikush thotë:

-Fillon “Fiks Fare” më 8.30 dhe Koçua çohet nga arkivoli.

Shakaja e tretë ishte dy ditë para intubimit. Mitro Cela më çoi foton nga pavioni ku ishte shtruar dhe më shkruan: Koçua top. Mos u lodh të shkruash fjalimin thotë.

Por mjerisht Koçua dështoi në shakanë e fundit në jetë.

Një artist i madh i humorit si ai, duhet deomos të ikte pas një dështimi në humor. Eshtë e vetmja gjë që nuk e ka lejuar të ndodhë gjithë jetën.

Dështimi për të tallur vekjen do të na ndodhë të gjithëve një një ditë. Problemi është: a do të kemi fuqi të tallemi me të deri në fund siç bëri Koçua.

Tallja e tij me vdekjen në fakt ka nisur para këtyre tre shakave. Ka nisur kur ai filloi të shfaqej si aktor dhe regjisor i humorit shqiptar, si autor tekstesh dhe drejtues spektaklesh.

Për t’u tallur me vdekjen ai shumfishoi veten e tij, që vdekja të mos dinte ku ta kapte. Një herë fshihej pas “Sillos”, një herë fshihej pas “milionerit” që vinte nga Amerika dhe u jepte valixhe me dollarë disa njerëzve derisa u vranë me njëri tjetrin, një herë fshihej pas ish pronarit që kërkonte tokën dhe njerëzit talleshin me të, njëherë sfidonte Skënder Sallakun kur ai i thoshte “mos hyr aty o trim”, herë fshihej pas personazheve të skeçeve të Pëllumb Kullës, herë bëhej sekretar partie për të njoftuar popullin se “bukë nuk ka”, herë bëhej deputet dhe lutej ta hiqte populli, herë biznesmen i madh i grupit “2M|..!

Kjo ishte mënyra se si vdekja mund të ngatërrohej me të dhe të mos e gjente dot kush ishte Koçua i vërtetë.

Për 50 e ca vjet, ai ka qenë ilegal, duke u fshehur gjithnjë pas një personazhi që vdekja të mos e gjente.

Dhe s’ka për të gjetur.

Sot ajo mori njeriun që e ka shumfishuar veten në aq shumë personazhe të tjerë. Thjesht ja ka arritur qëllimit të mos e lejojë më Koçon të vazhdojë të fshihet pas personazeve të tjerë që prodhonte çdo ditë. Kaq kishte në dorë vdekja. Të tjerët, ata personazhe që ka prodhuar ai në skenë, s’ka çfarë u bën më vdekja. Ata i mbron Koçua.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Më shumë se sa një "tradhtar", Lulzim Basha është thjesht një gënjeshtar
Previous article ILIR YZEIRI/ U shua aristokrati i fundit i komedisë shqiptare

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k