• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
LORENC VANGJELI/ Triumfi i parë i Thaçit, pafajësoi Presidentin e Kosovës dhe UÇK-në
Home
Blog

LORENC VANGJELI/ Triumfi i parë i Thaçit, pafajësoi Presidentin e Kosovës dhe UÇK-në

November 6th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Shumë shpesh, për një politikan është më i rëndësishëm epilogu i karrierës sesa krejt karriera në politikë. Nëse kjo aksiomë e vërtetuar gjetkë shumë e shumë herë, do të ishte e vërtetë edhe për ish-Presidentin Thaçi, ai padyshim i ndërtoi një epilog dinjitoz karrierës së tij të trazuar politike. Duke refuzuar të çojë në gjykatë Presidentin e Republikës së Kosovës Thaçi, por vetëm qytetarin Hashim, Hashim Thaçi i ka dhënë medalje urtësie vetes dhe dinjitet shtetit të tij të tronditur.

Edhe pse ishte akt i paralajmëruar, dërgimi drejt Hagës i ish-luftëtarëve të UÇK-së, krijoi frakturë të rëndë në marrëdhëniet e Kosovës së paku me këtë strukturë penale që lipset të sjellë drejtësi. Vërtetimi i aktakuzës së ngritur dhe verifikimi i saj juridik, nuk ka të bëjë vetëm me fatin e individëve që provuan gjithçka: tmerrin e luftës dhe luftën si zgjidhje e vetme kundër agresionit, triumfin në luftën e llogoreve dhe humbjet në paqen e qeverisjeve, majën e pushtetit si çlirimtarë dhe dyshimin fatal si vrasës. Ato janë shumë më shumë se kaq. Dyshimi konspirativ që e lidh një situatë të tillë me raportin sanduiç të Kosovës mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së dhe që e sheh Kosovën si viktimë të diferencës së qëndrimeve ndaj saj nga të mëdhenjtë e kësaj bote, ka fituar besim dhe ndoshta është pranë të vërtetës, por nuk është e vërteta e vetme. Dyshimi tjetër se ndoshta drejtësia ndërkombëtare do të përdoret si një shkop për të trazuar një klasë politike në Prishtinë, të kalçifikuar në vite, njëlloj siç pretendohet se do të bëjë reforma në drejtësi në Tiranë, mund të jetë gjithashtu ana tjetër e të njëjtës së vërtetë. Eshtë një fakt i dhembshëm dhe i trishtuar, i provuar në vite, që shqiptarët dinë të humbasin nga marrëzia e tyre në paqe atë që fitojnë me gjak në luftë!

Sido që të ndodhë, përkundër gjithë atyre që tashmë po tentojnë ta pikturojnë Perëndimin si armik të Kosovës dhe aleat të Serbisë, një gjë është e sigurt: as agresori nuk mund të barazohet me viktimën, as pavarësia e Kosovës nuk cënohet. As fati individual i Thaçit dhe luftëtarëve të tjerë dhe as fajësia apo pafajësia e tyre, nuk do të ndikojë në të shkuarën e UÇK-së gjatë epopesë së saj çlirimtare, si aleate euroatlantike e Perëndimit demokratik, kundër nacionalkomunizmit të Serbisë së Milosheviçit.

Heronjtë e luftës si rregull, kanë gjithmonë probleme në paqe. Nëse kjo ndodh me elitën e Kosovës, nuk është fundi i botës. Ka ndodhur në Tiranë me heronjtë e Luftës së Dytë Botërore apo dhe me ata që ndrinë ca kohë si Pishtarë Demokracie. Ky shndërrim, kjo metamorfozë, është është vetëm një cak i paplotë dhe i përkohshëm i spirales së mundishme të shqiptarëve për të mësuar të ndërtojnë shtet normal në demokraci normale dhe të jetojnë jo me iso lavdie, por me normalitet qyytetarësh evropianë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Përqindjet e Presidentit Trump, më të ulta se të partisë së tij…
Previous article MERO BAZE/ Kosova ka nevojë, ose për koalicion të ri, ose për zgjedhje të reja

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k