• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ 3 nga 6, formula e kandidatit Biden për të vulosur fitoren
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ 3 nga 6, formula e kandidatit Biden për të vulosur fitoren

November 2nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Mesatrja e sondazheve të ndryshme kombëtare tregon se kandidati Biden ka një epërsi prej 7.2% ndaj
Presidentit Trump në votën popullore. (llogaritur nga RealClearPolitics:
https://www.realclearpolitics.com/epolls/2020/president/us/general_election_trump_vs_biden-
6247.html ). Sidoqoftë, presidenti në SHBA nuk përcaktohet nga vota popullore, por nga 538 elektorët e
Kolegjit Elektoral (secili nga 50 shtetet përfaqësohet nga elektorë të vet, në përpjestim me banorët e
çdo shteti).

Mesatarja e sondazheve lokale të shteteve të ndryshme tregon se gara reale do të përqëndrohet në 6
shtete: Pennsylvania, Michigan, Wisconsin, Florida, Arizona dhe North Carolina (edhe shpenzimet e
fushatave rivale janë përqendruar kryesisht në këto 6 shtete). Kandidatit Biden i mjafton të fitojë në TË
PAKTËN 3 nga këto shtete që të sigurojë TË PAKTËN 270 elektorë në Kolegjin Elektoral me 538 elektorë.
Në të gjashta këto shtete Presidenti Trump fitoi me epërsi fare të ngushtë më 2016, por sot kryeson
kandidati Biden në të gjashta (llogaritur nga RealClearPolitics:
https://www.realclearpolitics.com/elections/trump-vs-biden-top-battleground-states/ )
Sidoqoftë, vetëm në tri nga këto shtete, epërsia e kandidatit Biden është e theksuar: në Wisconsin
+6.6%, në Michigan +5.1%, dhe në Pennsylvania +4.3%. Këto 3 shtete mund të bëhen edhe vulosësit e
mandatit presidencial të kandidatit Biden, nëse humbet në Florida, Arizona e North Carolina…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Pse Ilir Meta, po i trajton zgjedhjet si luftë civile?
Previous article MERO BAZE/ “Komisioni i Venecias”, gënjeshtra e re e Bashës, për ata që presin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k