• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha po e çmend më shumë se Edi Rama, Ilir Metën?
Home
Politikë

MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha po e çmend më shumë se Edi Rama, Ilir Metën?

October 31st, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Lulzim Basha po përpiqet të mos e llogarisin bashkë me Ilir Metën. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me degradimin e fundit publik të tij, shfaqjen nëpër mejhane me persona me precedentë penalë, apo daljen i pirë nëpër ekrane që të justifikojë marrëzitë që thotë.

Duket që e ka më të thellë. Ai nuk do që votuesit e tij të gënjehen prej LSI-së, duke u thënë se “jemi bashkë”.

Eshtë kjo arsyeja që ai po përpiqet t’i kundërpërgjigjet fushatës së Ramës, “Voto Lulin merr dhe Metën e Monën falas”.

Në reagimin e tij sot, ai përpiqet të sqarojë se vota për PD është votë për PD-në dhe jo për LSI-në e Metën.

Ndërsa Edi Rama po e përdor këtë fushatë për të identifikuar degradimin e Metës bashkë me PD, Lulzim Basha po vrapon të distancohet.

Kjo është ajo që në të vërtetë nxit më shumë makthe dhe destabilizim tek Ilir Meta që pastaj konvertohen në britma, ofshama dhe sharje me libër shtëpie për Edi Ramën.

Qoshja në të cilën e ka vënë Edi Rama, duke e trajtuar Ilir Metën, si problem të PD dhe si kusur të saj, e ka bërë atë agresiv dhe ka degraduar profilin publik të tij, jo më si President por dhe sikur të ishte një skraparli i thjeshtë nga Çepani.

Efekti i parë i kësaj fushate është distancimi i Bashës, i cili e quajti këtë një lajm të rremë të Ramës. Me pak fjalë, ai do të distancohet nga ideja se vota për PD është dhe votë për Ilir Metën. Dhe kjo natyrisht e bën Ilir Metën të kthejë një dopio tjetër sonte në darkë.

Eshtë kjo arsyeja kryesore, përse u shfaq në ekran dje në mbrëmje, i pirë, i çmendur, i degraduar, i mllefosur, i frikësuar, i çoroditur dhe mbi të gjitha i pashpresë, duke tentuar të vetëndjehet si lideri real i opozitës dhe jo si bisht i Lulzim Bashës.

Ajo që ai nuk duron dot, nuk është thjeshtë tallja e Edi Ramës që e quan si resto të PD, por ideja që vetë PD e quan kështu.

Fryt i kësaj është ajo skizofrenia publike, e cila nuk ka nevojë ta dëgjosh për të kuptuar që ai nuk është në rregull. Për këtë bëni atë provën e zakonshme të psikiatrit.

Hiqni zërit ekranit ku flet Ilir Meta dhe shikoni sytë, kokën, lëvizjet, dhe pamjen e tij. Pa ditur fare se çfarë po thotë, dhe pa u ndikuar nga fjalët e tij, ti e kupton se ai ka nevojë për ndihmë mjekësore. Por tani dhe për atë është vonë se nuk i bën derman. Ndoshta qetësohet pas 25 Prillit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Nuk do t’ia bëjmë atë nder Ramës
Previous article ANALIZA/ Çfarë do të ndryshonte me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k