• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Lulzim Basha dhe kompleksi i kukullës
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Lulzim Basha dhe kompleksi i kukullës

October 30th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Lulzim Basha ka një dhe vetëm një fjalë, për të gjithë ata që sulmon këto kohë. I quan “kukulla të Edi Ramës”. Tre ditë më parë, Kryetari i Partisë Demokratike sulmmoi nga faqja e parë e gazetës së tij “RD”, katër ish deputetë të kësaj partie, duke i quajtur Myslim Murrizin, Jozefina Topallin, Rudina Hajdarin dhe Astrit Patozin me gërma gjigande “Kukulla të Edi Ramës”.

Sot ka vazhduar e njëjta histori. Tek lëshonte aku zat e radhës kundër qeverisë, Basha ka thënë se Rama dhe kukullat e tij nuk mund të vendosin për jetën e shqiptarëve. Po nga i buron Lulzim Bashës ky kompleks, që e shtyn t’i quajë të gjithë ata që dëshiron të sulmojë, si kukulla të Edi Ramës? Eshtë e thjeshtë: buron nga historia e vetë kryetarit të PD-së. Rrugëtimi i tij në politik është ai i një kukulle të emëruar nëpër institucione, sipas oreksit të Sali Berishës dhe familjes së tij.

Filloi me afrimin në KOP-in e famshëm si shoku i ngushtë i Argitës, vazhdoi me emërimin në Ministrinë e Transporteve, atje ku kukulla e Sali Berishës shkaktoi gropën e madhe financiare për të cilën më pas kërkonte shpëtim në parkingjet e TEG – siç thotë Myslym Murrizi”. Më tej, kukulla e Sali Berishës u emërua Ministër i Brendshëm, aty ku la pas katër të vr arë në bulevard dhe në fund, pas dorëheqjes nga partia, Sali Berisha e emëroi Lulzimin kryetar të Partisë Demokratike, në kurriz të të preferuarit të demokratëve, Sokol Olldashit. Eshtë pra ky kompleks i të qënit një produkt tipik argëtues për duart e Sali Berishës, që e shtyn Lulzimin të quajë kukull këdo që dëshiron të su lmojë politikisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ PD mes Prokurorit “Ruli” dhe gjykatësit Berisha
Previous article ARTUR AJAZI/ Të çmendurit dhe hajdutët e politikës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k