• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ALTIN KETRO/ Pikëpyetjet se përse presidenti Meta i dha shtetësinë shqiptare futbollistit Cobbinah!
Home
Blog

ALTIN KETRO/ Pikëpyetjet se përse presidenti Meta i dha shtetësinë shqiptare futbollistit Cobbinah!

October 26th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Nga i gjithë debati që ka lindur mbi dhënien e shtetësisë shqiptare qindra personazheve nga Presidenti Meta, ajo që po bën më shumë bujë është shtetësia që iu dha futbollistit ganez të Tiranës, Winful Cobbinah.

Procedura e dhënies së shtetësisë ishte shumë e shpejtë, brenda 8 orëve, dhe u justifikua nga presidenti me faktin se Cobbinah do të luante një ndeshje ndërkombëtare me klubin “Tirana” dhe se kjo shtetësi do i shërbente klubit për ta aktivizuar atë, përtej numrit të lejuar nga rregullat e UEFA-s.

Po ta marrësh kështu në ligjëratë të drejtë, duket si diçka normale dhe brenda frymës që kryetari i shtetit do që t’i vijë në ndihmë klubit më të ri të zemrës (dikur është shfaqur si tifoz me Partizanin).

Edhe në konferencën e fundit për shtyp ai theksoi se: “Të përfaqësosh një ekip kampion është në interes kombëtar dhe publik dhe kjo është sqaruar edhe nga drejtuesit e klubit dhe të federatës që kanë bërë kërkesë urgjente përpara ndeshjes me Zvicrën”.

Të përfaqësosh një klub futbolli në arenën ndërkombëtare, qoftë ky edhe kampion, nuk hyn tek interesat kombëtare. Maksimumi hyn tek interesat e qytetit të cilit ai klub i përket. Natyrisht edhe tek interesat e vetë klubit.

Ajo që bën habi tek thëniet e presidentit Meta, është interesi që paska shfaqur federata jonë e futbollit. Mbase futbollisti Cobbinah është në planet e ardhshme për t’u aktivizuar me ekipin tonë kombëtar dhe nëse po, natyrisht që edhe interesimi i federatës do të përligjej. Por këtë do ta shohim në vijimësi nëse trajneri Reja do ta grumbullojë Cobbinah me ekipin tonë përfaqësues.

Megjithatë, edhe po ta marrim kështu trashë- trashë, siç na e paraqet zoti president, lindin disa pikëpyetje.

Nuk po zgjatem duke thënë që nga kjo dhënie shtetësie për Cobbinah, klubi “Tirana” krijon avantazh kundrejt klubeve të tjera shqiptare që kanë edhe ato futbollistë me shtetësi të huaj. Sepse edhe në kampionatin tonë kemi rregulla për sa i përket aktivizimit të të huajve. Në këtë rast, privilegji që presidenti Meta ka menduar t’i japë klubit “Tirana” për një ndeshje ndërkombëtare, vijon edhe për 36 javë kampionat futbolli shqiptar.

Por, përtej kësaj, duke u fokusuar vetëm brenda klubit “Tirana”, rezulton se përpara ndeshjes me ekipin zviceran “Young Boys”, ekipi i Tiranës kishte në dispozicion këta futbollistë të huaj:

1. Kristijan Toshevski nga Maqedonia e Veriut

2. Filip Najdovski nga Maqedonia e Veriut

3. Elton Cale nga Brazili

4. Winful Cobbinah nga Gana

5. Agustin Torassa nga Argjentina

6. Derrick Sasraku nga Gana

7. Ibrahim Sulley nga Gana

Përse duhet t’i jepej shtetësia vetëm futbollistit Cobbinah dhe jo ndonjë tjetri? Për shembull mund t’i jepej futbollistit ganez Sasraku që e zëvendësoi Cobbinah-n në minutën e 71’. Mund t’i jepej Torassa-s apo Cale-s që kanë më shumë kohë në Shqipëri se sa Cobbinah.

Nga e gjitha kjo situatë lindin dyshime vetëm në një drejtim. Futbollisti Cobbinah nuk është përzgjedhur për t’i dhënë shtetësi shqiptare vetëm sepse do të luante me ekipin zviceran “Young Boys”. Kjo thjesht ka qenë mjeti për të fshehur ndoshta qëllimin.

Dihet tashmë se ndaj futbollistit Cobbinah kishte një hetim penal, bile çështja kishte shkuar në gjykatë me akuzën e falsifikimit, për të cilën Kodi Penal parashikon burgim deri në 4 vjet. Nëse futbollisti Cobbinah do të dënohej me burg e ai do ta vuante atë, ose edhe nëse gjykata do të aplikonte nenin 63 që e pezullon ekzekutimin e dënimit, sërish ekzistonte rreziku që autoritetet e kufirit të ndërmerrnin ndaj Cobbinah aktin e largimit a dëbimit prej territorit shqiptar.

Duke i dhënë shtetësi shqiptare, mos vallë futbollistit Cobbinah i është garantuar qëndrimi në Shqipëri, pavarësisht se çfarë dënimi merr? Kjo, pasi referuar nenit 39 të Kushtetutës, ndalohet rreptësisht që një shtetas shqiptar të dëbohet nga territori i shtetit.

Mos ndoshta për t’i paraprirë kësaj situate, është menduar që të gjendet momenti më oportun për t’i dhënë shtetësinë, siç ishte një përballje sportive ndërkombëtare, e cila në vetvete është një justifikim i besueshëm për të mjegulluar qëllimet e vërteta?! E them këtë, sepse, siç u shpreha më lart, brenda skuadrës kishte edhe alternativa të tjera për t’i dhënë shtetësinë shqiptare, gjithnjë në kuadër të ndihmës që do t’i jepej ekipit “Tirana” për të aktivizuar 5 futbollistë të huaj ku njëri prej tyre do natyralizohej si shqiptar.

Prandaj edhe presidenti Meta, duke e ditur se për çfarë bëhet fjalë, nuk pranoi të bëjë transparencë me dokumentet e dosjes “Cobbinah” që mbante në duar, duke u justifikuar në mënyrë të çuditshme se: “…këto dokumente janë sekret shtetëror, për 10 vite janë të klasifikuara dhe nuk duhet të ekspozohet as institucioni përkatës…”.

Kaq konspirative po e bën situatën presidenti Meta, saqë vërtet po na lë të “besojmë” se një interes jashtëzakonisht i lartë kombëtar e detyron që ta mbajë të kyçur për një dekadë me shtatë palë dryna dosjen “Cobbinah”. Fundja, le të mos e paragjykojmë…

TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Letërnjoftimi shqiptar dhe atentati i Ilir Metës
Previous article ADRIATIK DOÇI/ Pse nuk më shantazhon dot matrapazi i pasaportave Ilir Meta?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k