• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Kukullat e kurdisura të ekraneve dhe fenomeni Kryemadhi
Home
Blog

MERO BAZE/ Kukullat e kurdisura të ekraneve dhe fenomeni Kryemadhi

September 10th, 2020 F.autor Blog 0 comments

U desh një koment normal, i një të ftuari përballë Monika Kryemadhit, duke i kujtuar pabesueshmërinë e LSI në luftën kundër korrupsionit, që kjo e fundit të destabilizohej. Për gati dy minuta, Kryemadhi shpërtheu ndaj një pedagogu të ri, Besart Kadia, e alarmuar dhe në panik, thua e kishin kapur ndërkohë duke vjedhur.

U përpoq të gjente ndonjë lidhje korruptive për të, përmendi një oligark pa emër, pastaj e la fare dhe ju kthye “zonjës Eni”, që nuk kishin rënë dakord për pyetje të tilla para se të fillonte emisioni…

Skena e Kryemadhit është një indikator që tregon se çfarë teatri propagandistik prodhon çmenduria e debateve tona politike, të sinkronizuara me politikanë, që të mos i ngacmojë askush dhe që të helmatisin opinionin publik me broçkulla.

Besart Kadia, që u bë shkak i destabilizimit të Kryemadhit, është një pedagog i ri, i afërt me PD-në, që ka një zyrë të tij konsulence. Përfytyroni që Kryemadhi të përballet me dikë që nuk ka ndonjë frymëzim opozitar, por thjesht bezdi nga LSI.

Edhe për atë, ajo në të qindtën e sekondës, u përpoq ta baltoste, duke i thënë se punon për një oligark.

Tani ikni një moment nga emrat realë dhe kthejuni Shqipërisë normale, një brezi të ri që rritet në Shqipëri, pavarësisht politikës, një brezi që ndoshta i ka vajtur në majë të hundës edhe nga Edi Rama, dhe shikon alternativën e tij në ekran.

Së pari, është një fyerje e rëndë për çdo njeri me nivel nën mesatar në Shqipëri, t’i imponosh çdo mbrëmje një alternativë të tillë banale, mediokre, agresive, me llogjikë të degraduar banditeske, me një fjalor i cili duket qartë se ka mbirë në një tokë që nuk vaditet më nga llogjika.

Të mjafton agresiviteti i saj, i cili duket se buron nga ankthi i shterimit të ideve, për t’u ndjerë i kërcënuar edhe kur fle gjumë, pasi të del në endërr.

Së dyti, është një krim i medies televizive të kapur në Shqipëri, që  duke përdorur kukulla të kurdisura të tipit Eni, tentojnë t’i përfillin këto antivlera të politikës shqiptare, duke i përfshirë dhe në debate.

Të bësh debat me kreun e LSI-së për korrupsionin, është si të bësh debat me një pronare të një shtëpie publike për virgjërinë. Në vetvete, përfshirja në një debat të tillë, është një korrupsion po aq i madh sa historia e partisë së saj.

Së treti, prezenca publike e personazheve të tilla në ekrane, zbuloi dje dhe kompromiset e ndyra të medias televizive, që bën pazar paraprak me këto personazhe që askush të mos i prekë, përkundrazi t’u japë lirinë të ushtrojnë terror mbi shoqërinë.

Shpërthimi i Kryemadhit ndaj “zonjës Eni”, që kishte rënë dakord para emisionit për të mos pasur pyetje lidhur me korrupsionin e LSI, tregon gjithçka që na gatuhet për darkë nga debatet televizive.

Tregon po ashtu dhe arsyen pse në këtë vend shpresa për ndryshim në mënyrë paradoksale, vritet më shumë nga opozita, se sa nga qeveria.

Vritet se këtu të terrorizojnë më shumë ata që duan të rikthehen, se sa ata që duhet të ikin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARSEN HOXHA/ I njëjti Manush, dy herë brenda një jave është shumë, madje shumë fare
Previous article ARTUR AJAZI/ A thua të fitojë LSI, 3-4 mandate?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k