• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Një stuhi që nuk mbrin, në brigjet tona
Home
Blog

MERO BAZE/ Një stuhi që nuk mbrin, në brigjet tona

August 27th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Greqia ka bërë disa hapa pozitiv në debatin, mbi njohjen e ndërsjelltë të kufirit detar Shqipëri Greqi. Deri më dje disa politikanë në Athinë dhe Sali Berisha dhe Ilir Meta në Shqipëri, këmbngulnin se marrëveshja do të mbetet ajo e vitit 2009 dhe se ajo që hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese “do të ngelet turp në histori” (citojë Berishën).

Tani, lajm pozitiv është se nga tre aktorë, dy janë tërhequr nga ky qëndrim: Greqia dhe Ilir Meta. Sali Berisha vazhdon ti mbetet besnik Marveshjeës që nënshkroi me Lulzim Bashën para zgjedhjeve të vitit 2009.

Gjëja më pozitive e deklaratës së diplomatëve grek rreth nevojës për njohjen e kufirit detar mes Shqipërisë e Greqisë është fakti që ata më në fund po pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, dhe nuk e quajnë më problem të brendëshëm të Shqipërisë, apo “tradhëti” të Edi Ramës në bashkëpunim me Turqinë siç e quan Sali Berisha.

Kjo nuk është një fitore e vogël. Më në fund ka një llojë luajaliteti, duke njohur institucionet kushtetuese të një vendi, të cilat gjykuan se marrëveshja ishte negociuar mbi parime të gabuara duke llogaritur kufi fundor një ishull shkëmbor dhe jo shelfin kontinental.

Aspekti i dytë pozitiv është që Greqia e futur në darën e një krize serioze me Turqinë, pikërisht për shkak të një problemi të ngjashëm, nuk dëshiron probleme të ngjashme me fqinjë të tjerë në këtë çështje. Pra ajo kërkon që marrëveshja të negociohet sipas ligjeve ndërkombëtare, me sa më shumë mirëkuptim, sa më shpejt të jetë e mundur.

Greqia sapo ka përfunduar marrëveshjen për kufirin detar me Italinë. Ata i  janë përmbajtur marrëveshjes së vitit 1977 për shelfin kontinental, që ka parim vijën e mesme të korrektuar. Kjo është shumë mirë të aplikohet dhe në bisedimet me ne.

Kliko ketu  Marrëveshja greqisht Itali Greqi për zonat detare

Efekti i tretë pozitiv në Greqi është se Greqia është e bindur se çëshja e kufirit detar me Shqipërinë, është dhe një problem me rezistencë të brendëshme politike në Shqipëri, dhe ata janë duke qëmtuar raste politikanësh pozitiv ndaj kësaj marrëveshje.

Në një shkrim të gazetës Liberale.gr në Greqi, gazetari Nikos Melitis, shkruante pas Formit të Delfit në Qershor të këtij viti, se” z. Rama shmangu dhënien e çdo perspektive të mundshme për rifillimin e bisedimeve për demarkacionin e zonave detare. Ai u kujdes të mënjanonte nga qeveria e tij Ditmir Bushatin, Ministrin e Jashtëm i cili ishte në bisedime me Ministrin e Jashtëm Grek Nikos Kotzias, sipas të cilit ishte bërë përparim i madh.”

Sipas tij, “asnjëherë nuk u bë e ditur nëse ky “përparim” që ish-ministri i jashtëm i referohet sot, (është fjala për Ministrin e Jashtëm Grek Nikos Kotzias) ka të bëjë me bisedimet që ai ka pasur vetëm me z. Bushati, apo nëse ka pasur të njëjtin perceptim në zyrën e kryeministrit.”

https://ëëë.liberal.gr/diplomacy/o-tourkikos-daktulos-sta-tirana-kai-i-boulisi-rama-gia-aoz/307303

Pra në këtë pikë pala greke mendon se ë Shqipëri po lufton me Turqinë dhe nuk po negocion me Tiranën zyrtare. Kjo është paranojë nga e cila duhet të shërohen.

Sipas tyre, jo vetëm Marrëveshja në vitin 2009 është rrëzuar nën ndërhyrjen e Turqisë, por dhe Ministri Bushati qenka larguar nga qeveria se qe treguar bujar me grekët për kufirin tonë detar jugor me Greqinë. Kjo është paksa e çuditëshme pasi vet Ministri Bushati ka mbushur botën me deklarata e intervista,  se u largua ngaqë po mbronte kufijtë veriorë të Kosovës dhe jo se po shiste kufijtë jugorë të Shqipërisë.

E vërteta është se Shqipëria është në kohë të mirë për të zhvilluar bisedime të hapura me Greqinë, sipas ligjit ndërkombëtar dhe bashkë me këtë çështje të mbyll gjithë problemt e trashëguara me Greqinë mbi të gjitha ligjin e luftës .

Stuhia greke rreth kufijëve detarë nuk është një uragan që mbrin në brigjet tona. Kriza Greko Turke ku ka nisur uragani, është serioze dhe të shpresojmë që gjakrat do bien dhe do zgjidhet me mendje të ftohta. Ndonjë herë krizat e mëdha prodhojnë dhe zgjidhje të mëdha.

E rëndësishme është që Greqia dhe Ilir Meta tani e njohin vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2009 që e ka zhbërë marrëveshjen Berisha Karamalis, për kufirin detar. Ndërkohë që Berisha ka kohë të qetësohet, kryeministri Edi Rama duhet të jetë serioz në bisedimet me Minisitrin e Jashtëm grek, dhe të bëj maksimumin për të përdorur këtë krizë për një fillim të ri me Greqinë. Shqipëria ka një rast të artë të bëj zero çdo problem të së shkuarës me Greqinë pa qenë nevoja për të futur në mes paranojat turke, apo shantazhet për bllokim drejt BE. Problemet tona me Greqinë zgjidhen vetëm si evropian dhe duke na ndihmuar të jemi evropianë, jo duke na dashur të na identifikuar me Turqinë. Dhe ky është rasti!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THE ECONOMIST/ Si ka ndryshuar mënyra e komunikimit mes nesh?
Previous article FLOGERT MUÇA/ Udhëkryqi strategjik i votës në Mal të Zi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k