• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Dy “Bjellorusitë shqiptare”, ajo e Berishës dhe Ramës
Home
Blog

MERO BAZE/ Dy “Bjellorusitë shqiptare”, ajo e Berishës dhe Ramës

August 20th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Në verën e vitit 1996, ndërsa Shqipëria kishte shpallur “non grata” misionin e OSBE/ODIHR, pas raportit mos njohjen e zgjedhjeve të 26 Majit, një gazetar i huaj që mbulonte zgjedhjet në Shqipëri, e thoshte me humor se ODIHR duhet tia di për nder Sali Berishës me këtë që ndodhi. Po të mos kishte vjedhur Sali Berisha zgjedhjet, OSBE/ODIHR dhe mund të ishte shkrirë si institucion se akoma nuk kish hyrë në modë vjedhja e zgjedhjeve në Evropë.

Sali Beriha e riktheu në punë dhe i dha rëndësi ODHIR.

Më pas u pa se për 25 vite shumë demokraci lindore përfshi dhe Shqipërinë e mbajtën gjallë ODIHR dhe misionin e tij çetifikues për cilësinë e zgjedhjeve.

Për të disatën herë kriza është në Bjellorusi. Lukshenko i cili ka heq dorë prej dekadash nga ideja për zgjedhje të lira, po gjendet përballë presionit popullor për anuluar zgjedhjet dhe për tu ulur në bisedime me kundërshtarët.

Fati e do që Shqipëria kryeson OSBE, dhe kryeministri i vendit tonë duhet të kordinojë përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj krize. Deri në këto momente ai ka marrë mbështetjen e SHBA, Rusisë, Bashkimit Evropian, dhe vendeve të mëdha të perëndimit si Gjermania e Franca.

Por OSBE nuk është NATO dhe ajo nuk ndërhynë ushtarakisht në Bjellorusi. Atë duhet ta pranojë qeveria vendase.

Me sa duket presioni ndërkombëtar dhe sidomos ai rus mund ta detyroj Lukashenkon të pranojë rolin ndërmjetësues të OSBE me qëllim uljen në bisedime dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Por kjo është axhendë e krizës të cilën ne kemi pak kopetencë ta parashikojmë e aq më tëpër të bëjmë komente publike për të, pasi ajo është çështje diplomatike e gjtihë organizatës.

Ne thjeshtë jemi vendi kryesues i OSBE, që duhet të kordinojmë hapat që bashkësia ndërkombëtare do të ndërmarrë ndaj Bjellorusisë.

Shikoj Genc Pollon që përpiqet të bëj ironi me presidencën shqiptare të OSBE. Më 1996, kur Sali Berisha kërkonte arsye të shpallte ODIHR armike të Shqipërisë, i njëjti presion gërmonte në biografinë e ambasadores Glover dhe në ca letra të verdha ngjitëse, ja vendoste Berishës në tavolinë “faktet”, duke i treguar se ajo ka pas qenë dikur në një ekip elektoral të Xhorxh Miçëll që ndihmonin një kandidat me origjinë greke për president në SHBA në vitin 1988. Kaq mjaftonte për Berishën të  “ishte” armike e Shqipërisë.

Dhe fal letrave të verdha, ngjitëse të Pollos, Sali Berisha  e shpalli ambasadoren Glover armike të Shqipërisë, zboi misionin e ODIHR, dhe e futi më pas Shqipërinë në luftë civile.

25 vite më vonë Shqipëria së paku është një vend që udhëheq OSBE, për shkak të meritës së diplomacisë së saj,  dhe përpiqet të zgjidh një krizë të ngjashme pikë më pikë, si ajo e vitit 1996 në Shqipëri, ku presidenti i asaj kohe nuk pranonte përsëritjen e zgjedhjeve dhe betohej se nuk do dorzohej para “Frontit të Kuq”, derisa e zbuan më armë në vitin 1997.

Tani shqiptarët kanë dy mundësi, ose të krenohen me Berishën e Pollon e vitit 1996 në raport me OSBE, ose me Edi Ramën e vitit 2020 që po përpiqet të zgjidh krizën e Berishës 2, të Bjellorisë.

Nuk e di kush mund të jetë tani Pollua i atjeshëm, që i ngjit letra të verdha ngjitëse Lukashenkos kundër Edi Ramës dhe OSBE,  po qimekuq do jetë dhe ai, se në fakt ashtu janë shumcia e bjellorusëve. Këtu tek ne është vështirë të gjesh të tillë. Vetëm Berisha i gjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Lukashenko djeg Bjellorusinë, por qetëson shqiptarët
Previous article MERO BAZE/ Fiksimi i Ilir Metës për të “prodhuar” armiq të Edi Ramës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k