• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Problemi që kanë listat e hapura, me një garë të mbyllur
Home
Blog

MERO BAZE/ Problemi që kanë listat e hapura, me një garë të mbyllur

July 26th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Në një takim në Përmet, ku Partia Demokratike po “interesohej” të mblidhte propozime nga baza, një nga anëtarët e PD, propozoi Ilir Rusmalin, meqë e kanë pasur si përfaqsuesin e zonës së tyre në PD dhe një nga figurat më të larta të tyre në kohën që PD ishte në pushtet. I deleguari i Lulzim Bashës ju përgjgij prerë, se nuk mund të propozoni njerëz që nuk janë më të afërt me PD.

Pas kësaj vazhduan propozimet për Tritanin, Dashon etj.

Ilir Rusmali ndoshta nuk dëshiron vërtet të jetë kandidatë i PD, por keqkuptimi që kanë krijuar demokratët në bazë nga e drejta për të propozuar, tregon problemin që kanë listat e hapura me një sistem të mbyllur gare.

Ky detaj tregon se në kulmin e debatit për listat e hapura, sidomos pas bekimit nga Basha, brenda Partisë Demokratike, po luhet një dramë që tregon se sa pak i bëjnë punë një partie listat e hapura, kur ka vdekur gara. Procesi i cili duket që është tërësisht i mbyllur, ka dy probleme serioze.

E para  po nxjerr në pah propozime qesharake, që janë kryesisht burokratë të partisë, apo njerëz që e nxjerrin emrin vet. Dhe e dyta procesi imiton shijet politike të Bashës, pasi asnjë kritik të tij, nuk e përfshijnë as si kandidatë të mundëshëm.

E kuptoj që është proces fallco ndaj nuk ja vlen ta gjykosh seriozisht. Por dhe si proces fallco bën dëm, kur bëhet fjala për një hap të madh siç janë listat e hapura.

Listat e hapura nuk e zgjidhin krizën e demokracisë brenda partisë, nëse procesi i hartimit të listës nuk është i hapur.

Ti mund të hapësh listat dhe të vendosësh aty njerëz që do ti dhe kështu nuk ka asnjë kuptim, pasi kushdo që të fitojë, është sërisht i yti. Listat e hapura kërkojnë proces paraprak konkurimi real, nëse dëshiron të kesh produkt. Ajo që po ndodh me propozimet e “bazës” së PD, edhe pse nuk është serioze, mund të bëj dëm serioz, pasi shumë vet e kuptojnë që nuk bëhet fjala për hapje, por për një garë mes besnikëve të Lulit.

Njësoj si në Përmet me Rusmalin ka ndodhur në Lushnjë me Murrizin, në Vlorë me Patozin në Tiranë me Rudinën, në Shkodër me Jozefenin etj.

Në këtë prizëm serioziteti me të cilën PD po kërkon listat e hapura 100 për 100 dhe monstrouziteti me të cilat i mbyll derën çdo emri në PD që nuk është pjesë e klanit të Lulit, do ta dobësoj dhe më keq garën, pasi do ti oforj shqiptarëve për të zgjedhur vetëm ofertën e Lulit dhe jo ofertën opozitare .

Nga ana tjetër, ky proces kështu si po degradon, ka dhe anën e tij komike, pasi këta anonimët që propozojnë veten dhe që e dinë se nuk do jenë të parët në renditje, ngushëllohen se listat do të jenë të hapura.

Por listat e hapura nuk janë për të shpëtuar anonimët. E kundërta është e vërtet. Listat e hapura janë një ndëshkim i madh pë ta. Votimi me lista të hapura, nuk e ndryshon rrënjësisht listën. Ai tregon vetëm se kush prej listës është më popullori.

Por renditja e listës në finale do të mbetet me pak ndryshime ajo e partisë. Listat e hapura janë për të shpëtuar personalitet nga hakmarrja e partisë, jo për të shpëtuar anonimët. Ato vlejnë vetëm kur në listë është një personalitet që nuk i ka punët mirë me preferencat e kryetarit, por që e vlerësonë populli. Nuk vlejnë për anonimët që e kanë mirë me partinë, por nuk kanë paguar aq sa duhet për të qenë të parët. Ata në fund do të jenë përsëri. Sidomos nëse dalin nga ky proces seleksionimi, që ka nisur për të spastruar armiqtë e kryetarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Fleta Bylykbashi dhe procedurat parlamentare
Previous article ARTUR AJAZI/ Monika flet për “gjykimin e popullit”?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k