• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ A mund t’ia kujtojë dikush Presidentit, që nuk është në garë në zgjedhjet e vitit 2021?
Home
Blog

ARDIT RADA/ A mund t’ia kujtojë dikush Presidentit, që nuk është në garë në zgjedhjet e vitit 2021?

July 17th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Përmes rrjeteve sociale, Ilir Meta ka njoftuar sot një takim tjetër që ka zhvilluar me Lulzim Bashën, i dyti për këtë javë. Përmes një frazeologjie të zgjedhur me kujdes, për t’i dhënë mesazhit rëndësi, Presidenti shprehet se ka marrë një sugjerim në mesnatë. Dhe ky mesazh e ka futur në mendime aq sa që pa gdhirë, siç thotë vetë, ka ftuar kreun e PD në takim.

Në thelb, tema e diskutimit që pranohet edhe nga ai vetë ka qenë një deklaratë e Partisë Demokratike e disa ditëve më parë. Kjo e fundit kërkon që ndryshimet kushtetuese të shkojnë për diskutim në tryezën e Këshillit Politik. Më pas, Oerd Bylykbashi me Petrit Vasilin të japin ose jo konsensus për ndryshimet në fjalë.
Meta shfaqet i painformuar në këtë rast, apo sikur i kishte ‘shpëtuar’ ky qëndrim i PD dhe iu desh Basha që pa dalë dielli që t’ia përsëriste në zyrë.

Gjithësesi duket se Ilir Meta ka gabuar garën ku po përpiqet të hyjë. Me sjelljen e tij aktive, pa zgjidhur asgjë por vetëm duke pritur e përcjellë Lulzim Bashën, ai ka shtuar shumë pikëpyetje rreth rolit të tij. Mbi të gjitha. mënyra sesi po përpiqet të ndërhyjë në debatin politik është e zhbalancuar.

Kjo, jo vetëm pse komunikon veç me njërën palë dhe nuk bën asnjë ftesë për takim me palën tjetër, por edhe sepse këto takime po i organizon kreu i shtetit, që ka në dorë veç të caktojë datën e zgjedhjeve.

Por pse vetë Presidenti është i gatshëm gjithmonë që ta shkelë rolin e tij si balancues, që ia imponon posti që mban? Ilir Meta mund ta ketë të madhe dëshirën për t’u shfaqur si kryetar i një partie opozitare, por në fakt është President dhe garën e pushtetit të tij e ka në vitin 2022 kur i mbaron edhe mandati.

Ah po, harruam se Ilir Meta nuk ka ikur kurrë nga LSI. Sikurse në zgjedhjet e fundit, ku i sapovotuar si President mori flamurin e partisë dhe drejtoi fushatën elektorale nga mëngjesi në darkë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ A ka më, opozitë të bashkuar?
Previous article MENTOR KIKIA/ Zgjedhjet po mbahen, po lufta është për vendin e dytë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k