• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Tek cila anëtarësi, zoti Basha?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Tek cila anëtarësi, zoti Basha?

June 27th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Tek cila anëtarësi do të mbështetet, “përzgjedhja e emrave për kandidatë” zoti Basha ? A ka mbetur më anëtarësi në Partinë Demokratike, pas katrahurës që keni bërë ju dhe sekretarët tuaj me bazën e asaj partie ? A ka mbetur më anëtar në partinë tuaj, që ti besojë profkat me “bugaçe”, se gjoja “kësaj here vërtetë do të vendosë baza e partisë, madje do të filtrohen emrat në 4 faza” ? A mendoni vërtetë zoti Basha, se ka mbetur këmbë anëtari në rrethe, që t’ju besojë se, e keni seriozisht kur thoni se “ për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të çdo emri dhe kandidature”. Për cilin komision e keni fjalën, për “celulën” e vjetër me xhaketë të re, apo për “grupin” e ri, me xhaketë të vjetër ? Gjithsesi, kur e dëgjon dhe e mendon, të ngatërrohen gjërat aq keq, sa nuk arrin ti besosh as fjalës dhe as betimit tënd se, “PD po hapet”.

Ju i keni mbyllur derën me kohë qindra e mijëra kontrubuesve dhe militantëve në gjithë degët e asaj partie në Shqipëri, ju dhe njerësit tuaj akoma, quani “tradhëtarë, komunistë, dhe të shitur”, çdo njeri që ka kurajon të jetë kundër kryetarit, që guxon të ngrejë zërin kundër zgjedhjeve të imponuara dhe të blera në PD. Atëhere, me cilin do të bëni ju, “komisione dhe grupe të verifikimit të emrave”, kur aktualisht në degët e PD në rrethe, të mbetura bosh, kanë nisur nga dje të përfliten dhe mbushen lista kafenesh me emra, që askush nuk i ka dëgjuar më parë. Ju do të propozoni, do të verifikoni, dhe do të “miratoni” njerësit tuaj zoti Basha. Ju dhe ata që keni ju në rrethe, nuk do të bëni asgjë tjetër, veçse “telefonin e prishur” edhe kësaj here, dhe do të shpallni si “listë të fitores” atë që do të kalojë më parë, nga dega e financës së partisë tuaj.

Tek cila anëtarësi, do të mbështeteni ju zoti Basha, kur në rrethe, ju nuk keni sot asnjë evidencë të plotë, dhe të rregullt zyrtare, mbi numrin e anëtarëve, simpatizantëve, asnjë listë të rregullt zyrtare mbi numrin e grupseksioneve dhe strukturave në asaj partie. Tek cila bazë dhe anëtarësi, do të mbështeteni ju zoti Basha, kur aktualisht ka kryetarë dege të PD në rrethe, që nuk e dinë sa është numri i saktë i anëtarëve të asaj zone, dhe nuk kanë zhvilluar deri sot, asnjë mbledhje formale me ata. Si do të bëhen “propozimet nga anëtarësia” apo dhe “filtrimet nga komisioni verifikimit”, kur gjithçka ka nisur, dhe do të bëhet si 4 vite më parë, e njëjta skemë, i njëjti marifet.

Baza e Partisë tuaj demokratike, ka nevojë urgjente për tu sqaruar, mbi 1001 çështje dhe probleme të vjetra dhe të reja zoti Basha, baza e partisë tuaj, ka nevojë urgjente të dijë nga ju dhe sekretarët tuaj, mbi gjithçka ka ndodhur dhe po ndodh në SHQUP, dhe jo të “propozojë dhe votojë” me komandë nga lart. Pa ngjallur frymëzimin, shpresën dhe besimin tek anëtarësia, mos kërkoni dhe rrëmoni emra, apo dhe mos ngrini “komisione verifikimi” fiktivë, pasi fitorja më parë kalon nga njerësit zoti Basha, dhe jo nga zyra juaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ 10 milionë njerëz janë pozitivë me Covid-19
Previous article ILIR BEQAJ/ Taksa e Lulit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k