• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Përjashtimi i “Gruas së Azemit’” dhe “Nënës së Rudinës”
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Përjashtimi i “Gruas së Azemit’” dhe “Nënës së Rudinës”

June 18th, 2020 F.autor Blog 0 comments

KPK vendosi ta largojë Fatmira Hajdarin nga sistemi gjyqësor. Vetë Fatmira tha se e priste këtë vendim. Po ashtu, shumë njerëz të sistemit që e njohin Fatmirën, e prisnin që ajo të ikte, pa ia ditur numrin e apartamenteve apo pasurive të tjera.

Nuk di të them nëse Fatmira Hajdari ishte më shumë apo më pak e korruptuar sesa të tjerët që kanë ikur para saj. Por ajo ishte e korruptuar dhe kjo mjafton për të qenë një model i shëmtuar i drejtësisë. Mund të pyesni se përse po ndalem tek Fatmira Hajdari, kur ka nga këta tregtarët e ligjit që janë edhe më zi se ajo.

E di, por Fatmira është një tjetër referim.

Ajo është gruaja, që çdo 12 shtator merr pjesë në një ceremoni përkujtimore të bashkëshortit që është ngritur në piedestal, edhe pse u vra për arsye jo politike. Ajo e mori karrigën e gjykatëses, karrigen me të shenjtë në strukturat e një shteti, pikërisht sepse ishte gruaja e Azemit. Ajo bëri karrierë sërish për shkak të mbiemrit. “Gruaja e Azemit” ishte një titull më vete, që i dha asaj garanci dhe mburojë. Dhe së fundmi, ajo është nëna e një gruaje të re, që u bë deputete pikërisht pse ishte “Vajza e Azemit” dhe i printe deri dje një grupi deputetësh të quajtur “Opozita parlamentare”. Edhe kjo grua, sërish nën emrin dhe “idealet” e të atit, ka marrë flamurin e luftës politike kundër qeverisë dhe opozitës jashtëparlamentare.

Bërtet shpesh në podium dhe para kamerave për njerëz që s’kanë bukë të hanë dhe familje që s’kanë para për ilaçet e fëmijëve. Rudina Hajdari po përpiqet të shndërrohet në një lidere e re politike dhe si kauz ka pikërisht luftën ndaj korrupsionit. Ajo nuk e mbrojti nënën e saj, dhe mbështeti reformën. Por sërish “Gruaja e Azemit” ia ka hapur një gropë të madhe në rrugë “Vajzës së Azemit”. Rasti i Famtirës nuk është thjeshtë rasti i një gjykatëseje të korruptuar, por rasti i abuzimit me privilegjet që të krijon një rrethanë historike, siç është vrasja e Azemit, që e bëri atë një hero.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Këshilli Politik po rishkruan marrëveshjen
Previous article ILIRJAN BLLOSHMI/ Do kërkojë falje Lulzim Basha, Çimi i syrit e shpura pas tyre tani?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k