• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ALISA VELAJ/ I dashur profesor Moikomi, mirë u takofshim tek Friend’s Book House së shpejti!
Home
Blog

ALISA VELAJ/ I dashur profesor Moikomi, mirë u takofshim tek Friend’s Book House së shpejti!

June 15th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Moikom Zeqo, të kujtohet profesor?

Ka qene shkurti i vitit 2007 kur u takuam rastësisht para Friend’s Book House.

– Vajza ime si je? Me punë, shëndet?

Të tregova se punoja në një projekt të UNICEF-it në burgun 313.

– Aaa gjë e bukur kjo!!! Kam një ide. Hajde pimë një kafe.

U ulëm dhe mbaj mend fjalët e tua:

“Duaji ata fëmijë, ata njerëz duaji!  Mos i gjyko! Jam i lumtur që je aty. Ti di të duash. Po jo të qëndrosh për shumë kohë tek ajo punë ama, se do të shkatërrohesh. Prej aty mëson të duash edhe më tepër!”.

Sikur mora krahë. Ishe i pari që me dhe një lloj inkurajimi pas fjalëve të sime mëje: “Po nuk dite t’i duash ata adoleshente, lerë fare atë punë. Mos iu bëj barrë atyre që jo çdokush arrin t’i dojë”.

Më pas më tregove se kishe shumë libra që doje t’ja dhuroje ndonjë institucioni.

– Po sikur t’ja dhurojmë bibliotekës së burgut 313?, më pyete. Arnisën s’e kam këtu, po dua të marr me vete dy të tjerët. U them përherë se duhet ta njohin jetën në gjithë dimensionet dhe se për pak vetë ajo është e lehtë.

Hodhe gjithashtu dhe idenë e organizimit të një konkursi me poezi e prozë tek sektori i grave…

U tha u bë. Stafi administrativ mori masat që gjithçka të shkonte mirë dhe ashtu shkoi. Mbaj mend vajzën dhe djalin tuaj sa shumë dashuri kanë shpërndarë dhe sa shumë pështypje lanë atë ditë… Epidamni paksa më i fortë, ndërsa jot bijë pasi u takua me gjithë gratë, i pati tërë kohën sytë të përlotur.

Gratë e burgosura patën një ditë ndryshe, në çehre ishin aq të lumtura, recituan pa iu ardhur turp e më kujtohet që u kënaqën aq shumë kur iu drejtove me fjalët:

– Tani të dashura artiste juria ka vendosur…

Sa shumë u komentua ajo ngjarje më pas. Dje në Vlorë takova njërën prej tyre. Shtanga kur më pyeti për ty.

– S’e kam harruar kurrë atë ditë kur erdhi Moikomi, tha. Atë ditë nuk jam ndjerë e burgosur…

Ta solla sot këtë ngjarje, si për të të thënë se njerëz si ty që e dhurojnë dashurinë pa kushte, ia dalin çdo lloj sfide.

Mirë u takofshim tek Friend’s Book House së shpejti!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDMOND ARIZAJ/ Ç’prisni?! Të vdesin?!
Previous article ENKELEIDA KAPIA/ Provimi përballë dijes

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k