• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SHPËTIM LUKU/ Debati shterpe per sistemin zgjedhor
Home
Blog

SHPËTIM LUKU/ Debati shterpe per sistemin zgjedhor

May 31st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Kur Partia Demokratike vuri si kandidat te saj per parlamentin e pare pluralist ne zonen e Shijakut, Azem Hajdarin, nje i majte e ngacmoi nje militant te djathte duke i thene se ne kete zone jeni te humbur prej kandidatit qe keni vene. “Edhe nje gomar po te vene, e ti ngjisin nje tabele PD-je, ne per te do te votojme e fitojme”- ia kthen militanti i PD aktivistit te se majtes.
Keshtu mori rruge sistemi pluralist shqiptar, ku votohej per partine dhe jo per kandidatin. Ketu zuri udhe krijimi i te ashtuajturave bastione te se majtes e te se djathtes, bastione te PS dhe bastione te PD. Keshtu funksionoi per disa pale zgjedhje parlamentare, ku partive kryesore te vendit, kandidate per te qeverisur iu mbetej te benin vetem nje kalkulim, duke gjetur personat e duhur ne zona te ndryshme qe duhet te kishin disa karakteristika te vecanta, sikurse te qenit fis i madh, aftesia per te ruajtur votat nga vjedhja etj. Pergjate afro 16 viteve, qe ishte ne fuqi sistemi mazhoritar, realiteti nuk sugjeron asnje rast sfidues dhe emocionues, ku nje kandidat i pavarur te kete arritur te fitoje perballe kandidateve te mbeshtetur prej partive kryesore politike. Nderkohe qe vetem nje rast rivaliteti ne nje zone te Lushnjes, midis kandidatit te PD-se, atij te PS-se dhe kandidatit te pavarur ne ate kohe, Myslym Murrizi(thuajse me vota te barabarta) eshte shume pak per te patur mall e nostalgji per sistemin mazhoritar.
Me pas filloi historia e sistemit te votimit me lista. Argumenti kryesor i perligjes se ketij sistemi ishte qe, partite do te ishin te interesuara per lista me emra dinjitoz, ne menyre qe te korrnin rezultat sa me te mire elektoral. Lista me persona te shquar, me aktiviste e profesioniste, impakti i veprimtarise se te cileve rrokte interesat e segmenteve te ndryshem te shoqerise, mendohej dhe parashikohej se do te stimulonin tek qytetaret perceptimin e nje qeverisjeje te mire. Thuhet se ne treg beteja mes produkteve nuk eshte beteje cilesie, por beteje perceptimi. Jashte kesaj ligjesie nuk mund te beje pjese edhe politika. Ne kete kuptim, debati per sistemin zgjedhor eshte shterpe, eshte debat qe shperqendron dhe shpenzon kot energjite e pjesemarresve ne te, pasi tema kryesore e tij duhet te jete shperdorimi kolosal qe i kane bere drejtuesit e partive, kompetences se perfituar me sistemin e ri zgjedhor. Si eshte me mire, si eshte me racionale, ti kerkohet llogari kryetarit aktual te PD per thyerjen e rekordit, duke futur ne lista personat me te cilet qeshin te gjithe, ngaqe nuk qajne dot, apo te ndryshojme sistemin, duke pranuar fatalitetin? Si eshte me logjike, tiu kerkosh llogari personave te caktuar pse jane ne Parlament apo kjo kerkese llogarie ti drejtohet atij qe ua krijoi kete mundesi? Duhet te merremi me pasojen apo me shkakun? Pra, duke pranuar faktin se ai i tille eshte, shperdorues dhe aspak mireperdorues i kompetences qe ka dhe i paafte per te ndertuar nje ekip konkurues?! Nga ana tjeter, ata qe kerkojne ndryshimin e sistemit nuk bejne gje tjeter vecse shpallin pafuqishmerine e tyre per te kontribuar brenda “vathes” se tyre, ngaqe motive konkurimi jane servilizmi e gadishmeria per te thene qe 1 plus 1 bejne 4 vetem pse keshtu thote shefi i partise. Po si eshte me e drejte e racionale, te kontribuohet ne permiresimin e familjes se perbashket politike, ne permiresimin e performances se saj, ne rritjen e konkurueshmerise se saj apo ne shpalljen e falimentit dhe legalizimin e cilesive me te keqia qe manifeson kryetari i partise ne drejtimin e saj. Dhe nese dikush eshte gati te thote qe konkurimi brenda partive shqiptare eshte gati i pamundur, atehere duhet tiu kujtojme qe rreth 50 per qind e elektoratit shqiptar nuk voton. Cka do te thote se eshte nje treg elektoral potencial per kedo. Por qe ta besh kete, te fitosh besimin dhe zemrat e tyre duhet te jesh nje autoritet moral, duhet te kesh kredenciale te forta publike, duhet te jesh lider i lindur, duhet te kesh talent politik, duhet te jesh i zoti ne ligjerimin publik, ne percimin e ideve etj. Vetem te duash nuk mjafton.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDVIN KULLURI/ Nuk duan ndryshimin e sistemit me lista te hapura!
Previous article ASTRIT PATOZI/ Kam frikë se do të na duket lule 17 Maji

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k