• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ALFRED LELA/ Për Zheji & Co., që duan të luftojnë betejat e tyre me trupin tim, ngrijeni by**n e dhjamosur nga karrigia
Home
Blog

ALFRED LELA/ Për Zheji & Co., që duan të luftojnë betejat e tyre me trupin tim, ngrijeni by**n e dhjamosur nga karrigia

May 22nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Kam dalë i gërditur nga përballja me kryeministrin Rama mbrëmë në ‘Real story’. Së pari, ishte pandjeshmëria e tij elefanteske, e një burri dhe babai që ka folur dje me mallëngjim (fals) për të birin, të cilin e hedh në napolonin publik sa herë i duhet, siç bëri së fundmi edhe ditën e tërmetit. Së dyti, dhembja që shihja kryetarin e Qeverisë së Shqipërisë, një ismailqemal fals, që gënjente në çdo fjali, ndërkohë që quante rrena çdo dokument që ne i vinim përballë, çdo deklaratë të institucioneve europiane që i citonim, e me radhë.

Së treti, ishin një pjesë e mesazheve që më vinin mua, por besoj edhe kolegëve të mi nga miq, të njohur, politikanë, të panjohur, e me radhë. Secili kishte një bone to pick (një sherr për të konsumuar) me Ramën. Të vetin. Që ndoshta kishte të bënte me Shqipërinë dhe fatin e saj, por me gjasë edhe jo.

Bujar Kapexhiu, për shembull, një burrë i urtë në ditë të urta, më nisi një mesazh se, pse po buzëqeshja dhe se Rama po tallej me ne. Sot Artur Zheji kishte bërë një shkrim dhe ma dërgoi me whatsapp. Si një dorashkë të ftohtë dueli shpatash. Në ndryshim nga Kapexhiu, Zheji, të paktën më pat ofruar mbështetje me një sms pas dhunës. Karikaturisti u shfaq, sa për të goditur edhe ai. Në ditë të turbullta edhe kapexhinjtë bëhen policaxhinj.

Nejse, secilit të vetën, apo jo.

Ka pasur edhe bjerrakohës në rrjetet sociale, që japin mend për çdo gjë, betejën, dhimbjen, mënyrën e jetës, çfarë duhet të mendojë tjetri, që qortonin gazetarët e përleshjes së të enjtes mbrëma me Kryeministrin ‘pse buzëqeshni’. Qeshnim, o budallenj race, se po qanim së brendshmi. Qeshnim se edhe burri që kishim përballë luante gaztorin. Ata që më kanë parë duke qeshur, duhet të kujtojnë se një prej etiketimeve të mia për kryeministrin mbrëmë ishte ‘gaztor’.

Këndelleshim, se ishte e pamundur të mos, me piruetat e Ramës, me inkonsistencat e tij, me rrenat hiperbolike, me arrogancën boshe, me aktrimin, e shumë të tjera. Qeshnim nga pafuqia, nga dhimbja se po ai po tallej, por jo me ne, sepse, secili prej nesh në atë sallë, ia tha disa fjalë, duke larë të paktën shpirtin e vet. Ai po tallej në fakt me ju, me shumicën, me ju që nuk ngriheni, por e prisni Shqipërinë dhe bythën tuaj t’ua shpëtojë Alfredi, Roberti, Agroni apo Sokoli.

Siç pritët që nga Enveri t’ju çlironte rrjedha e kohës, një mrekulli apo diversantët (të cilët po ju i vrisnit dhe spiunonit, edhe pse vinin për lirinë tuaj).

Të dielën e rënies në kthetrat e Policisë, sapo mbërrita në vendin e protestës një grua më tha ‘je shumë vonë; ku ke ke qenë; nuk na ke mbështetur’. I thashë, duke mërmëritur, se kam qenë nëpër studio televizive duke u mbrojtur pareshtur, apo para kompjuterit duke shkruar. Por kjo nuk mjafton për ‘popullin’ i cili edhe revolucionin e do qesim, nga të tjerët, nga fati.

Sipas kësaj porosie, herë tjetër po i shkoj me pisqollë Ramës në debat dhe po e vras si një avnirustem i imagjinatës suaj. Që pastaj të qeshni ju. Dhe të jeni të kënaqur. Me bythën e dhjamosur në kanapenë e shtëpisë dhe një revolucion në kokë që duhet t’jua përziejnë të tjerët si kafe turke.

Mos e prisni ndryshimin me shpenzimet e trupit dhe mendjes sime.

Move your fucking arses!

(Politiko.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Ka ardhur koha që të largoheni, mjaft më!
Previous article ARTUR AJAZI/ Ilir Meta, si Fidel Kastro

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k