• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ “Legjenda” e testimeve: Si të dhënat botërore e nxjerrin blof Lulzim Bashën
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ “Legjenda” e testimeve: Si të dhënat botërore e nxjerrin blof Lulzim Bashën

April 9th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Numri i testimeve të realizuara në Shqipëri është shndërruar prej ditësh në një prej temave më të debatuara politike në vend.Aktualisht, në Shqipëri janë kryer rreth 3 300 testime për 409 raste të identifikuara si pozitive, një shifër në mesataren globale të testimeve për të infektuar. Megjithatë, sipas opozitës, nëse do të kishte pasur më shumë testime, vdekshmëria në vend do të kishte qenë më e ulët. A është diçka e tillë e vërtetë?

Grafiku i mëposhtëm jep në boshtin vertikal majtas nurin e testimeve për 1 milionë banorë ndërsa në boshtin vertikal djathas raportin e fataliteve ndaj rasteve pozitive. Italia dhe Austria kanë pothuajse të njëjtin numër testesh për 1 milionë banorë (përkatësisht 13 349 dhe 13 408). Ndërkohë që Italia e ka CFR 12.7% ndërsa Austria e ka CFR 2.1%. Pra, me të njëjtin numër testimesh për frymë, Italia e ka vdekshmërinë 6 herë më të lartë se sa Austria.

Një tjetër rast është ai i krahasimit midis Japonisë dhe Koresë së Jugut që e kanë nivelin e vdekshmërisë të njëjtë, përkatësisht 1.9% dhe 2% e totalit të të prekurve. Ndërsa Korea e Jugut realizon mbi 9 300 testime për 1 milionë banorë, Japoania ka kryer vetëm 486 teste për milionë banorë (tre herë më pak mesatarisht se Shqipëria), plot 19 herë më pak testime se sa Korea e Jugut. E megjithatë, vdekshmëria është pothuajse e barabartë.

Është evidente që midis këtyre dy treguesve, testime dhe vdekshmëri nuk ka asnjë korrelacion të drejtëpërdrejtë, as logjik dhe as shkencor, ndaj të dhënat përdoren për një arsye të vetme, për të fituar kapital politik.

Argumenti i testimeve mund të qëndronte vetëm nëse coronavirusi, ashtu si shumë sëmundje të tjera do të ishte në gjendje të kurohej më lehtë nëse zbulohej në kohë, por mungesa e një mjekimi për përballimin e virusit bën që prognoza në raport me diagnostikimin të mos ketë variabla./Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ “Të vdekurit në ilegalitet”, për të shpëtuar Edi Ramën
Previous article PROF. DR. ISUF KALO/ Ndjesë dhe falënderim ndaj infermiereve tona të vyera

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k