• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BERJANA MOLLA/ Autizmi: Unë jam si ti!
Home
Blog

BERJANA MOLLA/ Autizmi: Unë jam si ti!

April 2nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

“Përshëndetje. Unë jam Autizmi! Unë jam një fëmijë i diagnostikuar me autizëm. Shumë prej jush shkruan për mua sot, por a e dini çfarë jam unë?!

 Autizmi është çrregullim neurobiologjik i zhvillimit, është i lindur dhe shfaqet në fëmijërinë e hershme. Teorikisht kështu mendojnë për mua, por unë nuk jam aspak i nofkëzuar fizikisht, përkundrazi. Unë vodha tiparet më të bukura të mamit dhe të babit dhe linda një bebe e bukur, e adhurueshme!

Autizmi: Unë jam si ti!

Unë nuk kam një zemër të ftohtë, përkundrazi, nëse ju më mësoni si të dua, si të përqafoj dhe të puth, do arrij të jem fëmija më i dashur dhe më sociali në botë.

Jam pak çapkën, sfidues dhe kundërshtues. Unë terapisten e dua shumë, por herë pas here nuk e kam xhan sepse më lodh me ato kërkesat dhe komandat e shumta, sidomos kur vonon të më japë lodrën apo çokollatën tim të preferuar, përforcuesin si e quajnë këta terapistët. Ama e dua shumë sepse më kënaq me lojëra të bukura, kërcime dhe hedhje pafund.

Babi dhe mami mërziten me mua kur unë i sfidoj, por harrojnë se unë në fund të fundit jam një fëmijë dhe pavarësisht autizmit, të gjithë fëmijët kanë teka, qajnë, sfidojnë, por kanë edhe turp.

Autizmi: Unë jam si ti!

Mos u mërzit o babi me mua kur unë nuk i jap dorën shokut tënd, kur nuk i them “përshëndetje” apo “paçim”, thjeshtë jam fëmijë, edhe unë lodhem! Mami, mos u mërzit me mua nëse nuk mësoj dot mirë në të gjitha lëndët, më beso, unë e adhuroj matematikën.

Unë dua thjeshtë të më doni kështu siç jam sepse jam thjeshtë një fëmijë normal më të mirat dhe mangësitë e mia. Me durim dhe vullnet ju mund të më mësoni shumë gjëra. Mund të më mësoni se si të jem një fëmijë i dashur, i strukturuar, i pavarur dhe me unitet. Ju lutem, më falni dashuri!”

Sot, Në ditën Botërore të Autizmit, Letrën e shkrova unë, terapistia ABA dhe Logopedia që jam marrë me këta engjëj të vegjël, duke u bazuar tek ajo që kam parë dhe përjetuar çdo ditë teksa zhvilloja terapi me ta. Ndaj e shkrova duke uruar e shpresuar se një ditë këto dashuri, të mund shkruajnë vetë për veten e tyre, pasi duke parë potencialin e tyre, unë besoj fort se ata do të munden./dritare.net

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Si quhesh kur fiton beteja me të keqen?
Previous article MERO BAZE/ Përpjekja e politikanëve të Kosovës, për të përçarë më shumë Perëndimin, se sa Serbinë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k