• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
EDMOND ARIZAJ/ Pranojeni, Rama është shumë hapa para
Home
Blog

EDMOND ARIZAJ/ Pranojeni, Rama është shumë hapa para

March 31st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Nuk e kam me nje emer ne vecanti. Por me shume. Vetperfshire. Burrat e shtetit, udheheqesit, spikasin ne kriza, ne ato te rendat.

Dallohen per ate qe bejne per vendin e tyre, apo per ate qe thone per vendin e tyre. Si ne krizen e termetit, si ne kete te pandemise, Rama i ka bere dhe madje tejkaluar detyrat e tij.

Perzgjedhja e atyre pak fjaleve ne dergimin e 30 mjekeve tane ne Itali, keto dite kane qene burim krenarie per qindra mijera shqiptare, sidomos ne Itali.

Por mos te harrojme se neser mund te jene akoma me shume. Me pak fjale, Rama mund t’i kete siguruar Shqiperise nje studio avokatie ne Bashkimin Europian, ne vend te nje, apo dy avokateve.

Duke lene menjane Kuben e larget, xhestin e ndihmes me mjeke e beri dhe Polonia, por fjalet e zgjedhura ishin krejt te varfra, si katoliku katolikut, jo si europiani europianit.

Propagande? Dakort, Rama ben gjith ç’mundet, perdor cdo mjet te ndikoje dhe fitoje psikologjine dhe sjelljen e mases.

Por kur kjo nuk i sherben vetem atij dhe ndjekesve te tij, por i sherben edhe vendit e njerezve, nuk besoj se jemi vetem brenda kufijve te propagandes.

Manipulues? Dakort, brenda Shqiperise perdor mediat, varferine, pushtetin, parane, e na hedh hi syve e na mashtron, po atje matane, ne ato shtetet qe jane te rrahura me vaj e uthull, te pjella nga ujkonja e gjarperinj, si valle i manipulon?!

Nese nga komunikimet e Rames, vijne komente emocionuese dedikuar intelektit te shqiptareve, me falni po kjo s’ka lidhje me nje manipulator (te tille fare mire mund te quaje protagonizmin e lali Erit ne keto dite).

Egoist? Narcizist? Kush nder shekuj nuk e ka dashur shkelqimin personal dhe gjurmen e tij ne histori.

Une kam nje dyzim te tmerrshem per Ramen. Shpirterisht nuk kam asnje kimi ndaj politikes dhe sjelljes se tij, dhe jo ne vite te vecanta, apo periodikisht. Eshte nena e mire me te pergjithshmin, por njerka e keqe me te pervecmin.

Por ama logjika me sjell ne nje dimension krejt tjeter. Ne nje peshore imagjinare, le te veme perfitimet e Rames dhe perfitimet e Shqiperise ne keto gjashte muajt e fundit, nisur nga fjalet dhe veprimet e kryeministrit. Nga do anonte ajo?

Nga zeniti qe eshte keto dite, Rama mund te arrije ne nadir vetem nese koronavirusi kolapson vendin. Shpresoj qe askush mos ta uroje kete, qofte edhe me vete. Natyrisht eshte edhe ajo pjesa; jemi pa buke, s’ka ndihme, ne s’kemi per vete, c’na duhet imazhi kur kemi barkun bosh…Ka nje rrefenje, se kur Isa Boletini po nisej per Vlore per shpalljen e pavaresise, (e gjeni edhe tek “Nentori i dyte), i thone: Po e le Kosoven ne dore te serbit. Dhe ai u pergjigj: Po shkoj te marr gjithe Shqiperine.

Pra permbylltazi po them: Nga ata qe ankohen per buke do kemi gjithmone, por periudhat kur Shqiperise dhe shqiptareve u thurren himne, jane te rralla.

Eshte edhe pjesa tjeter, qe kujton PPP, korrupsionin, drogen, vjedhjet, dhe nuk e ka gabim, as nuk genjen. Por gabim nuk e kishte dhe as genjente edhe ne 2005…Urrejeni, por pranojeni. Rama eshte vite drite para.

Qofte dhe vetem ne menyren e shfaqjes se nje tradite qe ne e njohim te gjithe, bujarine. Mund te jete mallkimi, apo bekimi i shqiptareve? Kjo eshte teme diskutimi per disa vite me pas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANJOLA ARIZAJ ZEKA/ Minjtë që gërmojnë për mbeturina kundër mjekëve
Previous article SHËNIM/ Letër e hapur drejtuar Angela Merkel

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k