Alfred Peza në një shkrim të tij aludon se Meta dëshiron të filloj lëvizjen e tij vrullshëm duke imituar Spahiun e Kurtin, pra me simbolet e AK apo edhe me sloganet e AK!
Po pse Meta nuk mund të jetë si Spahiu e pse lëvizje e tij, nëse ekziston s’mund të jetë si AK?
Atëherë, ka një dallim të madh mes Spahiut e gjithë politikanëve të sistemit: Spahiu la pushtetin për kauza kombëtare e ndërsa të gjithë pa përjashtim, ata që janë pjesë e sistemit, kanë përdorur, keqpërdorur kauzat për të arritur apo për të mbajtur pushtetin.
Spahiu, ka përdorur forcën e institucionit për të mbrojtur një kauzë kombëtare siç ishte çështje e detit. Deri më sot, nuk kemi askënd nga sistemi që të sakrifikoj pushtetin apo privilegjin për të mbrojtur interesat kombetare.
Spahiu nëse do të ishte njëlloj si sistemi, ai mund të kishte zgjedhur të heshte e do të kishte të gjitha privilegjet personale e me siguri do të ishte ministër, deputet e ndoshta kryetar i Opozitës. Por ai zgjodhi sakrificën dhe përballjen pa kompromis! Zgjodhi me guxim të dal kundër sistemit, të mos i shërbej sistemit, por të jetë në shërbim të interesave kombëtare.
Spahiu nuk ka bërë kurrë marrëveshje apo pazar per pushtet. Nuk ka qeverisur as Majtas e Djathtas. Ndërsa ata që janë pjesë e sistemit, duke përfshirë edhe Metën, janë në pushtet si pjesë e marrëveshjeve politike e kompromiseve që rrall herë kanë qenë në sherbim të kauzave, por thuajse gjithmonë dhe ekskluzivisht kanë qenë shërbim të pushtetit dhe interesave personale.
AK ishte një lëvizje e re, anti sistem e dalë për shkak të një kauzë kombëtare. Ndërsa çdo lëvizje e Metës ka gjasa të jetë një lëvizje e mirëfilltë politike, me aktor të njohur politik e me skenarë të njohura mirë në këto 30 vjet!
AK ishte lëvizja e parë dhe e vetme bio, nëse mund ta quajmë kështu në këto 30 vjet, e Spahiu është e ndoshta do të jetë politikani i vetëm që sakrifikoj veten për kauzë kombëtare!
Në kohën Rama quante dhe fyente aktivistët kuq e zi si sorra, Meta ishte në negoziata intensive me të për mbajtjen e pushtetit, për të larguar në Opozitë PD dhe për të sjellë në pushtet pikërisht Ramën që sot e akuzon për puçistë!
Leave a Reply