• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Deri në fund, i djallëzuar
Home
Politikë

ARDIT RADA/ Deri në fund, i djallëzuar

February 18th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me disa punëtorë nga Elbasani. Ka shijuar paçen e kokës duke mos kursyer as lëvdatat për gatimin në fjalë dhe më pas është ngazëllyer duke përmendur tunelin e Krrabës si kryevepër të PD-së në pushtet. Të gjitha këto i ka përmbledhur në një video që e ka shpërndarë me dorën e tij në Facebook dhe po me të njëjtin hov ka vendosur ta mbyllë edhe 17 shkurtin e këtij viti.

Teksa Shqiëpria ka qenë sot kryefjalë e të gjithë botës dhe ka korrur mbështetjen më të madhe financiare në histori, kryetari i Partisë Demokratike nuk e ka fshehur dot dhimbjen e kokës për këtë lajm. Ai ka hedhur dyshime se ku do të shkojnë paratë e ndërkombëtarëve, madje shprehet i gatshëm të ofrojë një plan për to. Përmes Facebook, Basha është vetëshpallur rojtar i ndihmave dhe garant që ato të shkojnë te njerëzit në nevojë. Duke marrë një rol që nuk ia ka dhënë kush, dhe as ia kanë kërkuar sëpaku donatorët, ai është vetëofruar më pas edhe si menaxher apo zbatues teknik i ndërtimeve.

“Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to” – është një nga fjalitë e statusit që pason ato ku premton ditë më të mira. Shkurt e shqip, ka menduar se me moton #PoJuDëgjoj, do t’i jepte rëndësi vetes para ndërkombëtarëve si tek ata qytëtarët “e rastësishëm” që u troket në dyer.

Në fakt, takimi i sotëm në Bruksel kishte më tepër lajme sesa paratë aq të nevojshme për rindërtimin pas tërmetit. Kurrë më parë Shqipëria nuk është trajtuar e barabartë mes të barabartëve dhe s’ka hasur kaq optimizëm për çeljen e negociatave. Kjo ia përzien paçen Lulzim Bashës.

I djallëzuar deri në fund me rastin e tërmetit, ai ka qenë i bindur se Rama nuk do të siguronte as një të dhjetën e 1.15 miliardë eurove. Sepse qysh mëngjesin e 26 nëntorit, Lulzim Basha e ka parë tërmetin si një fatkeqësi të Ramës dhe jo të shqiptarëve. Për shkak se udhëhiqej nga kjo frymë, ndaj u shfaq në terren tre ditë pasi mori vesh që kishin humbur jetën 51 qytetarë dhe jo qeveria.

Më pas refuzoi të merrte pjesë në Tryezën për Rindërtimin apo të inspektonte kërkimet në gërmadha pas SMS-së së Ramës; Madje nuk dha asnjë kacidhe nga paga e tij për dëmet teksa vetë i kishte shpëtuar të parit duke u zhvendosur në një vilë luksoze. Kjo kronologji është aq banale e sjellë në vëmendje kaq shkurtimisht, po aq sa dyshimet e tij për paratë e botës. Sepse po me këtë banalitet, ai i imagjinon paratë e donacioneve duke u shkarkuar me thasë në zyrën e Edi Ramës.

Ky, alternativa e paçes, që për paratë e veta nuk ka dhënë kurrë llogari, e aq më pak për ato të shqiptarëve në Rrugën e Kombit a ku ka pasur dorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Një sondazh i pavlerë i PD-së
Previous article ENDRI XHAFO/ Përpjekja e dështuar e Metës, për të prishur “festën” për 1.15 mld eurot!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k