• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KIMETE BERISHA/ Propaganda e Haradinajt kundër Shqipërisë zyrtare është e ultë dhe banale
Home
Rajon

KIMETE BERISHA/ Propaganda e Haradinajt kundër Shqipërisë zyrtare është e ultë dhe banale

January 30th, 2020 F.autor Blog, Rajon 0 comments

Budallaqet e Ramushit s’kanë skaj:

1.Tha se i ka humbur zgjedhjet shkaku se ka qenë kundër shkuarjes së myslimanëve në Siri.

Demek këta që i kanë fituar zgjedhjet (dhe votuesit e tyre) kanë qenë ‘pro ‘ shkuarjes në Siri.

Mendja e tij myslimanët e kanë ‘keqkuptuar’ se ky shumë i ‘komplikuar”, prandaj ‘krejt’ myslimanët kanë ‘faj’ pse Ramushi i ka humbur zgjedhjet.

2.Edi Rama ‘ka dasht’ me nda Kosovën. Ramushi ‘pa dasht’ e ka nda Çakorrin.

Kompleksin pse e ka nda vendlindjen e tij ku i ka rujt lopët në fëmijëri, nuk ia shëron asgjë në këtë botë. Fati i tij që s’po lyp ‘shërim’ nga ky kompleks (sepse s’ka).

3.Propaganda e Ramush Haradinajt kundër Shqipërisë zyrtare është e ultë, banale, ordinere dhe e barabartë me propagandën e Daçiqit kundër Kosovës.

Qeveria e tiji ka avulluar edhe paret për festimin e pavarësisë së Kosovës (e s’e paraqiti kush te krimet ekonomike), kurse ky bën video-klipe për taksën te kufiri i Shqipërisë, për ta poshtëruar zyrtarisht Shqipërinë, për inat të Edi Ramës.

S’ka më Shqipëri për Ramush Haradinajn-ka veç Edi Ramë dhe Ilir Metë.

Shqipëria i duket si hotel, ku shkon me pushu pak, dhe kah të del prej hoteli, e shan pronarin.

Shqipërinë e trajton si Individ (Ilir, Baton, Ramë), jo si shtet dhe këtë prirje ‘të çmendur’ nuk e fsheh.

4.Kadri Veseli flet për ‘kthimin e PDK-së në qeveri’, duke qenë në qeveri sillet si opozitë.

Qeveria Haradinaj po vazhdon me aktivitetet e krimit, korrupsionit, punësimet dhe nepotizmin, avansimet e zyrtarëve me t’njofshëm dhe degradimin e institucioneve.

Për tendera mos t’flasim, s’po dihet më kush po han e kush po paguan.

5.Kosova po zbrazet.

Të rinjtë po ikin. Dhjetëra autobusë në ditë po ja ‘therrin’ për në Gjermani.

Mijëra shqiptarë hoqën dorë nga ‘shtetësia.

Askush më s’sheh të ardhme në këtë vend të shkrryer nga ‘këta’, që as si fitues nuk i mundë dot Albin Kurti.

P.S. Por Albin Kurti dhe Isa Mustafa po ‘luftojnë’ për do parime.

Albini për lisa, Isa për fshisa (hala e ka rujt ky fshisën e diferencimeve ideo-politike…e pse mos me rujt kur po fshin si ‘struja’, s’po lë ‘kund shibël)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Të gjithë në paqe duke u përgatitur për luftën
Previous article ARTUR AJAZI/ “Ministrat” e PD, në garë për kredite

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k