• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
RAIMOND CIMBI/ Hallakatje “360 Gradë“!
Home
Sociale

RAIMOND CIMBI/ Hallakatje “360 Gradë“!

January 24th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Të enjten që shkoi, në darkë, me telekomandë në  dorë, duke bërë zapping, gishti më ngeli te Ora News. Ishte Artur Zheji me emisionin e tij “360 gradë”. Më intrigoi titulli “Kujt i intereson të zhduket Shqipëria?”

Fjala “zhduket” më tronditi ca!

Nuk ishte njësoj si të lexoje “të varfërohet” apo “të destabilizohet”, terminologji me të cilën jemi të mësuar tashmë.

Nga padurimi tentova fillimisht të kuptoj gravitetin e asaj që po na servirej nga prania e të ftuarve. Pashë në panel aktorë, poetë, inxhinierë nafte, botues, historianë dhe ndjeva që fillova të qetësohem. Kuptova që të paktën nuk bëhej fjalë për diçka serioze.

Sidoqoftë vendosa që emisionin ta ndjek.

Dëgjova nga të ftuarit teori konspiracioni, shpjegime komplotiste kundër popullsisë së Shqipërisë dhe filloi të më kaplonte ndjenja e krenarisë kombëtare se sa shtet i rëndësishëm jemi, aq sa nuk duan që ne të ekzistojmë në këtë botë, aq sa duan që ne të shuhemi fare pasi prezenca jonë dhe shtimi i popullsisë sonë është një tmerr për “ata”. Mendova, kaq pak në numër jemi dhe duan të na shfarosin, imagjino sikur të ishim më të shumtë. Pse vallë?

Argumentet që jepeshin nga të ftuarit ishin ngjethëse.

Njëri përmendte klorin e hedhur në ujë, madje që në kohën e komunizmit, miellin e gurabijeve dhe të llokumeve, helmimi permes barnave mjeksore, helmimi i ushqimit të kafshëve permes avionëve që hedhin sulfat plumbi nga lart etj.

Tjetri ishte më konkret: “Projekti nr. 38 për të na zhdukur  si komb (sa shumë, mendova) është fertiliteti për shkak të ushqimeve.

Në katër produkte, tre janë serbe sot në Shqipëri. Jam pranë akuzës që ata (serbët) ndërhyjnë në mutacionet gjenetike që të mos kemi fertilitet natyror”.

Prit, thashë, kjo është serioze. Ky diçka di, nuk ja fut kot. Eshtë akuzë publike. Ato produkte konsumohen nga mëngjesi në darkë nga shqiptarët.

Pra, ne hamë produkte të cilat sillen qëllimisht në Shqipëri me përmbajtës të cilët ulin lindshmërinë shqiptare. Ky është krim!

I takon organeve kompetente, ligjvënëse, ushqim kontrolluese, etj., të bëjnë detyrën, sa më parë, pasi gjendemi në emergjencën e një helmimi kombëtar.

I takon kompanive serbe të cilat sjellin produkte të tilla në Shqipëri që të prononcohen hapur dhe qartazi për një akuzë të tillë.

Shqiptarët duhet të konsumojnë të qetë ushqimin e tyre, garant për të cilat është shteti. Nuk meritojnë të ushqehen nën panik.

Emisionit i erdhi fundi dhe m’u kujtua esse`-ja e Fan Nolit mbi “Konfuzionin e të pesë anarkive”,me të cilën Artur Zheji hapi emisionin, konkretisht “anarkia e tretë…këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ANABEL"/ 1001 arsye për të mos i thënë mirupafshim Shqipërisë
Previous article ANDI VARROSI/ Ti vajzë ik, se ky vend s’ka nevojë as për qaramanë, as për frikacakë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k