• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Përballja me mitet e rreme të Sorosit, “Minishengenit” dhe Albinit
Home
Politikë

MERO BAZE/ Përballja me mitet e rreme të Sorosit, “Minishengenit” dhe Albinit

December 22nd, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Ilir Metës ju desh të priste Aleksandër Sorosin në zyrë. Djali i Xhorxh Sorosit që tashmë drejton një pjesë të punëve të tij në lidhje me Fondacionin Soros, ka shkuar i përgatitur që Presidenti e ka akuzuar atë, si ideator të një konspiracioni ndërkombëtar kundër Shqipërisë, duke përdorur si mekanizëm Reformën në Drejtësi.

Me siguri është çuditur shumë kur e ka dëgjuar, por më shumë kur ka takuar Ilir Metën, i cili ia ka mohuar.

Sipas versionit zyrtar të Ilir Metës, ky i fundit i ka shpjeguar Sorosit se Edi Rama ka kapur Reformën në Drejtësi, shtypin dhe shoqërinë civile.

Pra nëse e marrim seriozisht Ilir Metën në korrik, kur tha se Fondacioni Soros ishte në zemër të një konspiracioni ndërkombëtar ndaj “Republikës së Ambasadorëve” dhe po ta marrim po seriozisht tani, që ai thjesht i është ankuar Aleksandër Sorosit se Edi Rama ka kapur drejtësinë, Ilir Meta rezulton ose gënjeshtar ose me alzaim. Por kjo është po ta marrësh seriozisht.

Po ta marrësh ashtu siç është, e kupton, se ai thjeshtë është përballur me gënjeshtrat e veta, që i ka mitizuar dhe ka shpresuar se mitizimi i një konspiracioni ndërkombëtar, e bënte atë viktimë të armiqve të jashtëm dhe jo të drejtësisë shqiptare.

E njëjta histori është dhe me të ashtuquajturin “Minishengen”. Vendet e rajonit po marrin një nisëm që të zbatojnë katër parimet bazë të Bashkimit Evropian në raport me njëra tjetrën, duke përfshirë dhe Bosnjën e Kosovën. Inciativa është një vazhdim i procesit të Berlinit me mbështetje të qartë nga Bashkimi Evropian, që tenton të minimizojë problemet në rajon, para se rajoni të integrohet në Bashkimin Evropian.

Për t’i rënë shkurt, shpiket një konspiracion si “lojë e Serbisë së Madhe” dhe askush nuk merret më me thelbin e problemit, por me konspiracionin dhe mitin e krijuar.

Fjala vjen askush nuk thotë se “Minishengeni” mund të zbatojë të katër parimet, atë të lëvizjes lirë, heqjes doganave, tregut kapitaleve dhe fuqisë punëtore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe Malit të Zi, për të cilin askush s’ka asnjë kundërshtim.

Nëse kjo ndodh, atëherë hapësira shqiptare e Maqedonisë praktikisht ka të gjithë shansin të funksionojë “de facto” si hapësirë ekonomike me Shqipërinë. E njëjta gjë me shqiptarët e Malit të Zi.

Nuk di ku është tradhëtia kombëtare e Zaevit këtu që bashkon shqiptarët me njëri tjetrin, apo ajo e Gjukanoviçit, pasi askush në vendin e tyre, të paktën deri tani,  nuk ua thotë këtë marrëzi që ka shpikur Ilir Meta me Ramush Haradinajn dhe pastaj gjithë patritotët me çifteli.

Përfytyro ti bashkohet dhe Kosova kësaj nisme dhe pastaj na ngelet të akuzojmë Vuçiçin pse nuk na lejon dhe Preshevën e Bujanovcin në këtë hapësirë.

Kur e shikon kështu problemin e kupton se nëse popujt e tjerë të Ballkanit do ishin si konspiracionistët tanë, më shumë shanse do të kishte të na akuzonin ata për Shqipëri të Madhe se ne ata për Serbi të Madhe, pasi Serbia përveç Bosnjës nuk rrethohet nga serbë në rajon, kurse ne i kemi shqiptarët në tre shtete fqinje. Se çfarë të keqe ka që shqiptarët e Maqedonisë apo Malit të Zi të vijnë të punojnë në Shqipëri dhe anasjelltas, pa nevojë për leje pune apo rezidencë, të qarkullojën mallrat dhe kapitalet pa kufizime, dhe ku e dëmton kjo “shqiptarizmin”, vetëm mendjet që shpikin mite të rreme mund ta prodhojnë.

Aha po! Janë dhe disa që thonë do na vijnë punëtorë serbë si agjent. E këtu, nuk kam tekst për t’u përgjigjur, pasi nuk mbroj dot Edi Ramën si kryeagjent, e jo më të mbroj disa punëtorë krahu.

Dhe i fundit mit i rremë është ky protagonizmi i Albin Kurtit, që në emër të daljes i pari në zgjedhje në Kosovë, (jo fitues i tyre) flet  në emër të gjithë shqiptarëve në gjithë trojet, dhe ka si argument se ka marrë votat e shqiptarëve.

Po të ishte kjo logjikë, ai ka marrë 240 mijë ndërsa Edi Rama 1 milionë vota, sa nuk kanë bashkë gjithë ata që hidhen përpjetë si patriotë, por kjo nuk është arsye që ai të quhet “Baba i Kombit”. Ai është kryeministër i Shqipërisë.

E vërteta është se idetë nuk maten me vota, por me aftësinë që kanë për të ndryshuar për mirë apo për keq një vend. Përpjekja që çdo gjë që shpik Albin Kurti si patriotizëm, tani duhet justifikuar se ai ka dalë i pari në Kosovë, është qesharake. Akoma më qesharake kur mendon se me ato vota ka të drejtë të diktojë dhe politikën në Shqipëri.

Po të jetë për enveristë dhe nacional-komunistë, ne i kemi orgjinalë këtu, nuk kemi pse shkojmë pas kopjeve të tyre gjysma idiote nga Kosova. Por për fat, këta tanët e dinë që nuk është koha e tyre. Këta të Albinit s’di pse mendojnë se ka ardhur dita e tyre.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Viti i zymtë i Ri i Bashkimit Europian
Previous article ARTUR AJAZI/ Për “partiotizmin” e Lulzimit, dhe të tjerëve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k