• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
JOSIF PAPAGJONI/ Ajo kutia magjike prej kartoni e Krishtlindjeve të fëmijërisë…
Home
Blog

JOSIF PAPAGJONI/ Ajo kutia magjike prej kartoni e Krishtlindjeve të fëmijërisë…

December 17th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Po zbrisja per kafen e mengjesit buze detit te lokali im i preferuar i Limanit, ne Sarande. Ne sheshin qendror te qytetit te lindjes po i jepnin doren e fundit pemes se Vitit te Ri dhe bri saj “kasolles se lumtur” te familjes, duke pritur babagjyshin per dhuratat. Pikerisht!… Ndofta 60 e me shume vjet me pare, nga fundi i viteve ’50, bash te ky vend, me 31 dhjetor, prisja tim ate qe do te me jepte pakon e Vitit te Ri. E dija se ai mbyllej ne zyren e tij dhe pergatiste ato pakot e sajuara per shtate femijet e tij, nje cope qielli ngjyra-ngjyra per ne. Qene vite te varfer, shume femije, shume halle, por ai e kryente çdo vit ritualin e tij. Ndofta ishte nga lumturite e tij te pakta mes pamundesive te shumta. Ajo pako e sajuar kartoni kishte brenda nje grusht karamelesh, ca tip amaretash te asaj kohe, ca arra te thyera e bajame, fiq te thare “çepele”, dy-tri fletore te reja, nje pene, nje shishe boje dhe dikur… mbaj mend dhe nje top llastiku. Çfare mrekullie! Jo nje pako, por nje supermarket me dukej asohere, me e madhe se TEGU apo CITY PARKU. E ç’ishin keta supermilioneret e sotem me supermarketet e tyre marramendese para tim ati dhe pakos se tij prej kartoni! S’qene kurrgje. Askush veç tij s’ma falte dot lumturine e asaj dite. E kujtoj pragvitin e ri, kisha hare brenda vetes, do te merrja “pakon” e babait dhe te gelltisja si i babezitur ate grusht karamelesh, amaretash, toronash, portokallesh. Valle uria, pamundesia e sillte kete ndezulli, hare e lumturi femijerore tek une? Jepjani sot femijve te vegjel dhe ndoshta ata do shtremberojne buzet dhe do t’i flakin tej… Ndofta ne qeme me te thjeshte ne gjerat qe lakmonim, qeme me te pafajshem se pafajesia…


Ate lumturi te pafajshme qe ngopej me pak gje, sot “qesharake”, a ma kthen valle dikush? Askush. Vetem ai avull i embel qe dilte nga familja me shume femije, dashuria prinderore ma kthente, ato vite te pafajshme qe arsyeja dhe pervoja ime jetesore ndofta i ka mitizuar e shnderruar ne poeme prekese e ne nje nostalgji pikellimtare, ne mrekullizen e paperseritshme qe asnje letersi nuk ma zevendeson dot?! Si ndryshojne kohet? Viti i Ri apo Krishtlindjet duan pranine e nje shprese, e nje fryme familjare, e nje malli, e nje urimi, e nje gezimi, e nje pritjeje per diçka te bukur. Do doja te hyja asaj kasolleje me derrasa te sajuar bri bredhit te Vitit te Ri dhe si ne nje kishez te lutesha. Po perse duhet te lutem? Lutja eshte nje ngushellim dhe prani besimi, ajo na ofron nje katarsis kur “loja” me veten mungon, kur e kemi debuar ate si mashtrimin lodhes. Sa me shume rrjedh koha aq me shume me mbushet mendja se njeriu eshte vetem. Kur eshte femije, ka nje bote me vete, sepse ka endrren. Sot enderr s’ka. Koha eshte tejet cinike. “Dytesi” qe ka krijuar ne jete njeriu – gruaja, femija, miku – jane sa prane e brenda tij, aq dhe jashte e tej tij. Por lumturia e çdokujt, ne kete dite kur kujtohesh se duhet te lutesh, merr kuptim pikerisht nga lumturia e ketij “dytesi” qe ti e ke brenda vetes, andaj dhe çdokush kesaj dite lutet per mireqenin e tij, shpirterore me se pari. Une kur isha femije s’dija te lutesha, koha e quante ate blasfemi. Sot shpesh lutem kur kam nevoje, per vete dhe “dytesin” tim. Lutem qe nje e mijta pjese e asaj lumturie prej femije duke pritur tim ate tek pema e vitit te ri, te vinte edhe nje here. Nje here te vetme. Si nje grimez purpuri. Por ajo s’vjen qe s’vjen. E di. Atehere çapoj poshte drejt bar Limanit per t’i rrembyer kafes dhe detit lumturine e bollshme…
Dhe teksa deti ma merrte syrin, ironia mi shpervoli buzet: A eshte vetem mosha valle qe gjithcka na zbardhet, na vyshket, na zvjerdhet dhe kurrgje s’na ben me pershtypje ne rruget e zbrazta te mendjes se lodhur dhe jetes gri. S’ka kurrefare poezie, qofte dhe nje genjeshter me luge te zbrazet, qe te lumturon. Eh!… Kambanat kane kohe qe kane rene. Jo thjesht per njerezit e moshuar te seres sime, shpesh te braktisur, mbetur vetem, larg femijeve te tyre qe kane shkuar foleve te veta, jashte shtetit, ne dhera te largeta a qyteteve te tjere. Por me dhemb shpirti tek ndjej se kambanat kane rene edhe per breza te rinj, gjendur ne deshperimin e mbijeteses, rrumpallen, hajduterine, çrregullin, permbysjen e meritave dhe hierarkive, te kesaj kohe cinike qe i rrethon dhe i sundon. Ndofta njeriu i varfer nganjehere eshte me i lumtur se i pasuri dhe i pushtetshmi, qe e perjetojne kete dite te Shenjte si spektakel, nje show per te tjeret dhe veten, si ne nje maskarade te pashpirt mes shtirjes dhe shthurjes.
25 dhjetori eshte nje dite e shenjte, mundja e nates nga dita, lindja e nje qiriu qe, nese deshiron qe Jezui ta ndez ne zbraztine e dyshimit ku endesh dhe trurit te hallavitur, lere ta ndez. Beson, s’beson, ajo flakez miresie ka per te zbritur poshte, te mundimet e gjithfarta te zemres tende, ne terrin e ngerceve, fajeve, paudhesive, fatkeqesive, fshikullimeve, deshtimeve, qe i kemi perreth dhe na mundojne. Do doja qe ky 25 dhjetor edhe mua te me kthente lumturine e munguar dhe ate ngazellim te njehershem teksa prisja tim ate, ate imazh te shenjteruar prej mendjes sime, pikerisht te ky vend ku u ngrit pema e Vitit te Ri. E pres te me jape rishtazi ate pako te thjeshte kartoni te bere nga ai vet, me aq shume dashuri, qe tok me ç’kishte brenda te gelltisja me nje fryme edhe gjithe mallengjimet e mia, gjithe lumturine, qofte dhe nje çast te vetem, si ngashnjim per vete e familjen time dhe si ameshim per prinderit e mi ku pres te shkoj nje dite. Aleluja per gjithe gjakun tim, per miqte e mi, per gjithe ata me te cilet kam perzier vitet, mendimet, ndjeshmerite, pranite dhe gjithe te tjeret qe çapojne udheve te jetes, qofshin ne moshen time ose qofshin para dhe pas saj… Ju pershendes miq! GEZUAR!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAJLINDA BREGU/ Ndryshimet klimatike nuk kanë nevojë për vizë Shengen
Previous article GURJAN DOÇI/ Frika se fiton Rama

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k