• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ADRIATIK DOÇI/ Monika, pallati dhe filxhani
Home
Blog

ADRIATIK DOÇI/ Monika, pallati dhe filxhani

December 14th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Adriatik Doçi

Nuk është krim të jesh i/e pasur, por vetëm rruga që zgjedh për t’u bërë i/e tillë. Në vendet normale, më të pasurit janë ata që krijojnë, prodhojnë, ata kanë talente apo dhunti të caktuara, si biznesmenët e suksesshëm, sportistët, aktorët, shpikësit etj.

Në Shqipëri janë politikanët dhe gjyqtarët, me ‘talentin’ e vetëm për të shumëfishuar pasurinë, pa prodhuar asgjë, por vetëm me paga shteti fikse.

Kur Monika Kryemadhi hyri për herë të parë në politikë, gati tre dekada më parë, si pasuri kishte vetëm opingat. Më vonë, i kanë lënë trashëgim prindërit 2/6 e dy apartamenteve, afërsisht 2-3 dhoma gjithsej.

Gjatë lundrimit të tyre në politikën shqiptare, Monika Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta, kanë deklaruar si të ardhura vetëm pagat e tyre shtetërore, sipas pozicioneve që kanë pasur. Nuk figuron asnjë qindarkë nga ndonjë biznes apo veprimtari jashtë funksioneve publike.

Ndonëse çifti presidencial ka mbajtur funksione të larta, pagat në Shqipëri kanë një tavan të caktuar, të mjaftueshme vetëm për të siguruar vetëm ushqimin, veshjet, sigurimin e një banese, ujin, energjinë elektrike, transportin, shëndetin, komunikimin, argëtimin, arsimin, pushimet etj.

Banesat e dyta dhe të treta, shkollimi i fëmijëve në Angli, frekuentimi i restoranteve dhe hoteleve luksoze, ndërhyrjet e kushtueshme estetike, veshjet e kushtueshme etj., mund të përballohen vetëm të ardhura të tjera shtesë.

Çfarë ka ndodhur? Me këtë status, me këto të ardhura dhe shpenzime, Monika Kryemadhi ka sot në pronësi një pallat në Tiranë, ku vetëm nga shitja e apartamenteve të cilit ka fituar 890 mijë euro deri më tani. Monika deklaron edhe një vilë në Gjirin e Lalzit, me 11 WC, një posaçërisht për macen.

Kurrë nuk e ka deklaruar vlerën e vilës. Rreth saj ka vetëm hamendësime që variojnë nga 500 mijë deri në 2 milionë euro. Zonja e parë deklaron edhe një apartament me vlerë 400 mijë euro në Tiranë. Dhe kjo është vetëm një pjesë së pasurisë së deklaruar me dokumente, e theksojmë ‘pasurisë së deklaruar’.

Monika Kryemadhi ka një sagë me justifikime, manovra me kredi, dhurata, borxhe, falje tokash etj., por kjo është e vërteta e thjeshtë e pasurisë së saj:

Një pasuri miliona euro me vetëm dy paga dhe fëmijët me shkollë në Angli. Dy janë rrugët e pasurimit:

Ose Monika Kryemadhi është vërtetë një magjistare dhe e ka nxjerrë pallatin nga filxhani, ose Monika Kryemadhi është një politikane thellësisht e korruptuar. Ndajeni vetë. Ndoshta do ta ndajë edhe SPAK-u.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Tërmeti ka përmbysur fabulën politike
Previous article BATON HAXHIU/ Albin Kurti i ambasadorit amerikan

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k