• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
LUTFI DERVISHI/ Qetësohuni! Nuk është koha për të kërkuar audiencë me çdo çmim. Eshtë koha për t’u kujdesur për audiencën
Home
Blog

LUTFI DERVISHI/ Qetësohuni! Nuk është koha për të kërkuar audiencë me çdo çmim. Eshtë koha për t’u kujdesur për audiencën

December 1st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Lutfi Dervishi

Gjëja e fundit që ka nevojë publiku këto ditë janë tonet alarmiste, klithmat dhe shqetësimet e tepruara që vijnë përmes ekranit. Sot më shumë se kurrë në studiot televizive kërkohet qetësi, kthjelltësi, aftësi për të parë tablonë e përgjithshme dhe për të mos zmadhur gjethen deri në atë pikë sa të mos shikohet pylli. Sot më shumë se kurrë në studio duhen ekspertë që dinë mirë vetëm një gjë dhe jo gjithologë që i dinë të gjitha.
Sot më shumë se kurrë duhen pyetje të thjeshta, të mençura dhe që synojnë vjeljen e informacionit dhe jo komente/opinione “unë mendoj se..”.

Sot më se kurrë duhet përcjellë zëri i njerëzve në nevojë duke e vënë përballë autoriteteve, ngo-ve, vullnetarëve. E vërteta duhet thënë duke parë të gjitha palët e mundshme.
Gazetarët janë dhe duhet të jenë të parët që respektojnë ligjin dhe kushtet e sigurisë. Askujt nuk i duhen heronjtë që nuk mund të raportojnë. Klithmat dhe tonet alarmante në studio që deri më sot janë përdorur për të thithur audiencë nuk sjellin as informacion, as zgjidhje, as shpresë! Sot është koha jo për të kërkuar audiencë, por për t’u kujdesur për të!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Shkollat duhen hapur. Normaliteti sjell normalizim!
Previous article ASTRIT PATOZI/ Sot nuk është koha për bilanc

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k