• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Meta po i përdor të gjithë, nga Berisha e Nishani, te Muçi dhe Xhaferllari
Home
Blog

ARDIT RADA/ Meta po i përdor të gjithë, nga Berisha e Nishani, te Muçi dhe Xhaferllari

November 21st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ardit Rada

Prej disa ditësh, Ilir Meta ka ftuar në zyrën e tij ish-presidentët në përpjekje për të gjetur një zgjidhje prej tyre. Por deklaratat e Berishës dje, dhe Nishanit sot, tregojnë krejt të kundërtën. Ky i fundit u shfaq para kamerave ‘i tronditur’ nga faktet që i paska paraqitur Meta rreth Gjykatës Kushtetuese. Kësisoj, presidenti po i përdor paraardhësit e tij në detyrë si zëdhënës shtypi dhe jo si “këshill të urtësh” prej të cilit mund të këshillohej për zgjidhjen e krizës.

Në morinë e takimeve të fundit duhet kuptuar se Berisha dhe Nishani nuk kanë hyrë me mendtë e tyre në Presidencë dhe të kenë dalë më pas me ato e Metës. Ata thjeshtë kanë menduar njësoj që në fillim rreth ngërçit me Kushtetuesen, por edhe akuzave që duhen artikuluar publikisht në kor.

Pa u marrë me detajet teknike, rrëzimi i sotëm i Besnik Muçit nga KPA është treguesi sesi presidenti në rastin më të mirë nuk e ka marrë parasysh një vendim të tillë. Dhe në rastin më të keq, e ka pritur dhe ka përzgjedhur pikërisht Muçin për ta futur kolapsin në disa shina të reja. Fatin e ish-prokurorit të rrëzuar sot në Veting mendohet ta ketë edhe Marsida Xhaferllari.

Duke zgjedhur dy emra të dobët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Ilir Meta së pari tregon kriteret mbi të cilat i përzgjedh njerëzit. Në këtë rast për organin më të lartë të drejtësisë. Dhe së dyti, nxjerr zbuluar planin e tij për ta penguar deri në fund krijimin e këtij organi duke përdorur faktin se të zgjedhurit e tij nuk kanë marrë vulën e fundit nga Vetingu.

Besnik Muçi apo Marsida Xhaferllari janë dy nga emrat  e shumë gjyqtarëve që mund të zgjedhë Presidenti për anëtarë në vijim. Këtu nuk ka vend për panik dhe as për ta lëshuar gojën pa kursim ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

Kush mendon se ishte kurth i KED apo konspiracion më i thellë se kaq, nuk duhet të harrojë se Presidenti kishte mbi tryezë edhe Arta Vorpsin. Por Presidenti e ka humbur ‘qetësinë dhe dashurinë’ për gjithçka. Aq sa tromaksi edhe një ish-ushtarak si Bujar Nishani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMAND MEHMETI/ Muçmolla përtej murit të drejtësisë
Previous article ENDRI KAJSIU/ Logjika qesharake e Muçit (Metës) për zhbërjen e reformës në drejtësi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k