• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ “Zgjedhjet e Jashtëzakonshme” në Republikën imagjinare të Ilir Metës
Home
Politikë

MERO BAZE/ “Zgjedhjet e Jashtëzakonshme” në Republikën imagjinare të Ilir Metës

November 19th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Ilir Meta ka kërkuar mbështetjen e partive opozitare për zgjedhje të jashtëzakonshme. Në takimin e sotëm por dhe në taktikën e tij politike të ditëve të fundit, ai po shikon mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve, si mundësinë  që të realizojë asgjesimin e parlamentit dhe qeverisë, të cilat janë dy institucionet që kanë në dorë fatin e tij.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, janë zgjedhje që i prodhon parlamenti, kur shumcia humbet numurat në parlament, dhe kur kryeministri dëshiron të shkojë vet në zgjedhje. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, vendi mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh, nëse kryeministri votëbeson vetveten dhe e humbet me dëshirë votimin. Kundërshtarët e tij në parlament kanë të drejtë vetëm të provojnë nëse janë shumicë, duke paraqitur një kandidaturë tjetër për kryeministër dhe nëse e arrijnë shumicën, mund të bëjnë hapin e dytë për të rrëzuar vetveten që të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kushtetuta nuk i njeh askujt tjetër të drejtën të shpërndajë parlamentin, para mbarimit të mandatit.

Ilir Meta e ka të qartë këtë.  Por meqë tani është bërë modë, që mund të nxjerrësh dekrete që nuk t’i lexon njeri, ai po përpiqet të krijojë idenë se është gati të shpërndajë dhe parlamentin dhe ta çojë vendin në zgjedhje 45 ditëshe, dhe për këtë do siguri nga opozita.

Nuk ia vlen t’i hyjmë debatit ligjor për këtë çështje pasi ai nuk ka asnjë shans. Nuk ia vlen as të diskutojmë seriozisht për reformën zgjedhore dhe nevojën e saj për zgjedhje të lira dhe të drejta.

Halli i Ilir Metës nuk janë zgjedhjet, por një zgjidhje për të mos pasur qeveri dhe parlament këto 45 ditë, se mund ta shkarkojnë.

Jo se po nxorri dekret Ilir Meta, nuk ka qeveri e parlament se ato do vazhdojnë punën, por ai tani ka kohë që është president i një republike imagjinare, ku zgjedhjet lokale nuk janë bërë më 30 qershor sipas tij,  por më 13 tetor, ku anëtare e Gjykatës Kushtetuese sipas tij, nuk është Arta Vorpsi, por Marsida Xhaferllari dhe ku parlament e qeveri, nuk quhen këta që janë, por ata që do të shpallë Ilir Meta nga frika e shkarkimit.

Pra nuk bëhet fjalë për ndonjë nevojë të opozitës për zgjedhje të jashtëzakonshme, as për ndonjë nevojë të vendit. Bëhet fjalë për një hall të Ilir Metës, për të cilin ai mendon se zgjidhet, sikur ai të bëjë, sikur nuk ka më parlament dhe qeveri. Kështu e kompleton Republikën e tij imagjinare, me Gjykatë Kushtetuese të vetën, me qeveri të vetën , me parlament të vetin, me datë zgjedhjesh të vetin.

Por kjo është e gjitha një ëndër dhe kur të zgjohet prej saj, do të jetë në shtëpi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO/ Përse ka interes vajtja e Sali Berishës në zyrën e Ilir Metës
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Shkëlqimi dhe rënia e LSI dhe PDIU

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k