• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Pse nuk e fitoi simpatinë e njerëzve Astiri dhe gruaja që sot na e bëri më të lehtë “arrogancën” tonë
Home
Sociale

MIRA KAZHANI/ Pse nuk e fitoi simpatinë e njerëzve Astiri dhe gruaja që sot na e bëri më të lehtë “arrogancën” tonë

November 12th, 2019 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Mira Kazhani

Para disa kohësh, Blerta, një vajzë e mirë, e shkolluar për ligj (që kishte prindërit tek Astiri), më dërgoi një mesazh të gjatë në inbox-in e Tiranapost. Shënimin e Blertës e postova në faqe si ana tjetër e medaljes.

Ishte një replikë me “25 rreshtat”, ku unë isha vendosur në mbrojtje të shumicës, që nuk kish zaptuar prona publike, që s’kish ngulur flamurin si Ertugrul, përfshi edhe banorët e Astirit.

Ata që kishin guxuar në vitet ’90 e më tej, që ishin shqiptarë si pjesa tjetër, me pak a shumë të njëjtën varfëri, krizë besimi, frikë e të pashpresë, kishin rrezikuar, siç thoshte Blerta, duke zgjedhur këtë rrugë. Kjo nuk i bën ata njerëz të këqij, as qytetarë të padenjë, por as heronj dhe këtu ndaheshim me replikuesen, sepse nuk mund të fyenim ata që ndoqën rrugët e ligjshme. Prandaj, çdo lloj astirizimi nuk do inkurajuar dhe kush e bën i keqpërdor për interesa të tjera.

Përtej faktit të madh se në këtë rrugë u njohëm më shumë sesa me hallexhinj, me biznese e tregtarë pafund, që kishin fituar në gjithë këto vite jetën.

Kuptohet, dhimbja është e madhe për dikë që nuk do të vazhdojë të fitojë më aq shumë dhe se duhet të rishpikë veten brenda sistemit dhe jo jashtë tij. Si gazetare, nuk vajtova kurrë për Astirin, sepse do të ishte ofendim dhe poshtërim për modelin e mijëra të tjerëve, që nuk qenë kaq ‘të zotë’ dhe ecën sipas rregullave, jo se ka pasur e kemi shumë por aq sa janë, janë meritë e njerëzve të hajrit dhe jo qeverive.

Astiri ishte një protestë që nuk gjeti mbështetje në masë, siç ishin studentët vitin e shkuar. Në kauzë dhe në formë dështoi duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Një fotografi e Shqipërisë 30-vjeçare të keqpërdorur.

Dhe që dhe pas gruas që mallkoi para mikrofonave dëmshpërblimin 130-milionësh për shtëpinë e saj, duke e quajtur tallje, ka shumë që do duan të gjejnë dikë të tallet me këtë vlerë. Shumë shqiptarë që i kanë blerë shtëpitë me borxhe, me kredi, që nuk e kanë ndezur kondicionerin në ditët e ftohta, për të kursyer, që nuk kanë mundur të blejnë ç’kanë dëshiruar e të plotësojnë ëndrra, për shkak të çmimit me të cilin duhet të siguronin një shtëpi.

Mjaftoi një deklaratë e sinqertë e gruas së Astirit që të zbehte edhe rëndësinë e sakrificave të prindërve si të Blertës. Ndaj bindjen se njerëz e prindër të tillë janë në shumicë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe tek Astiri.(Tiranapost)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Histeria fallco kundër Lulzim Bashës për Unazën
Previous article MERO BAZE/ Po digjet shansi historik për heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k