• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Muzikë e përsëritur, instrumentistë të lodhur!
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Muzikë e përsëritur, instrumentistë të lodhur!

November 11th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Skënder Minxhozi/

Ilir Meta ka vendosur të thotë “Jo” deri në fund. Siç tha për zgjedhjet, si thotë thuajse përditë për ligjet që i vijnë nga Parlamenti, apo për sa e sa firma e shkresurina që i duhet të firmosë gjatë mandatit të tij të mërzitshëm presidencial. Këto orë kryetari ynë i shtetit sajoi rrëmujën e rradhës, që lidhet edhe një herë me të përjetshmen reformë në drejtësi. Një rrëmujë proceduriale që vetëm shqiptarët me shtetin e tyre njëqind e ca vjeçar, dinë të krijojnë. Kuvendi ka ndërhyrë për të zgjidhur lëmshin kushtetues që lidhet me emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke krijuar një situatë paradoksale, që ne banorët e këtij vendi e kujtojmë fort mirë. Ju kujtohet kur presidenti shpalli fillimisht zgjedhjet lokale më 30 qershor, e më pas i anulloi? Ju kujtohet kur perëndimorët u detyruan të ndërhyjnë në këtë sherr, ku merrte pjesë edhe opozita me shashka në dorë, për të ngulur këmbë që 30 qershorin të mos e merrte para turma me shtiza e shishe boje?

Po më vonë, gjatë protestave, a ju kujtohet kur ambasadat detyroheshin që para secilës prej tetë protestave kombëtare, të nxirrnin nga një manual të veçantë për gjërat që s’duheshin bërë para Kryeministrisë (mos thyeni, mos digjni, mos ushtroni dhunë)?

E pra ja ku ndodhemi sërish në të njëjtën gjendje qesharake, kur kreu i shtetit bllokon gjykatën që do e gjykojë së afërmi, ndërkohë që amerikanë, evropianë e gjermanë turren për të duartrokitur shbllokimin e procesit nga Parlamenti. Ndodhemi në të njëjtin ngërç, me aktorë të njëjtë, për të njëjtat arsye: bllokimin e shtetit dhe reformave që ai kërkon të ndërmarrë!

Po bëhet gjithnjë e më vështirë të besohet, pesë vjet pasi reforma në drejtësi ka startuar, se kjo opozitë dhe ky president e kanë seriozisht për zemër këtë operacion epokal pastrimi të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Kjo akuzë është thënë e stërthënë, po ja që mesa duket duhet përsëritur. Lista e gjatë e rrethanave ku opozitarët e kanë vënë veten e tyre me vullnet të plotë, kundër përmbushjes së reformës, tashmë heq çdo mundësi për të recituar alibinë e përjetshme “ne e duam, Rama bën sikur e do”!

Situata e krijuar nga pastrimet që po bën Vetingu në drejtësi, kanë sjellë jo vetëm bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, por kanë prodhuar urgjencë dhe keqfunskionim të të gjithë sistemit, me vakumin e madh që kanë krijuar. Kur Bundestagu, siç e kujtonte pak më parë ambasadori gjerman, parashtroi nevojën urgjente të funksionimit të gjykatave, të gjithë, përfshirë Metën dhe opozitën, thanë se piketat e Bundestagut ishin udhërrëfyesi i vetëm drejt daljes nga kolapsi juridik i vendit. Dhe çfarë ndodhi?! Në më të parin rast që u paraqit, u tentua të bllokohet Gjykata Kushtetuese. Lufta personale e Ilir Metës u bashkua me interesat po aq meskine të opozitës. Muzikë e përsëritur, instrumentistë të lodhur…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ "Kushtetuesja" u ngrit, opozita ra sërish
Previous article ENDRI KAJSIU/ Shansi i humbur në Ohër, shuplakë dëshmorëve të UÇK

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k