• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Dy pista të dyshimta rreth vilës së Lulzim Bashës
Home
Politikë

MERO BAZE/ Dy pista të dyshimta rreth vilës së Lulzim Bashës

November 4th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Tani kemi një adresë të saktë ku banon Lulzim Basha. Vila ku është strehuar ai, më parë ka qenë shtëpi e ambasadorit suedez në Tiranë, me një qira 3 mijë euro në muaj.

Pronarja e re me letra është një zonjë, që quhet M.V. Lulzim Basha nuk ka ende ndonjë kontratë qiraje me të. Këtë e konfirmon dhe zyra e tatimeve.

Pra, tani jemi në kushtet, që Lulzim Basha jeton në një shtëpi ku nuk është as pronar me letra, as qiraxhi me letra, por një i strehuar aty, së bashku me familjen e vjehrrit, që në kushte normale duhet të paguante 3 mijë euro në muaj.

Edhe pse ai vetë nuk dëshiron t’i bëjë publike këto detaje, nuk është e vështirë që ato të zbulohen në një rezidencë luksoze, ku janë gjithësej 86 familje dhe ku je i detyruar të paguash ujin, dritat dhe internetin vetë. Këtu tek interneti është detyruar të përdorë emrin real.

Tani dyshimet mbeten dy. Ose Lulzim Basha nuk e deklaron blerjen e vilës, duke e lënë në emër të zonjës M.V, dhe kjo shpjegon edhe pse nuk paguan qira, ose zonja në fjalë ka vendosur ta strehojë pa para, për arsye që duhen hetuar, nëse ka të tilla.

Dyshimi i parë, që është dhe më i besueshëm, është dhe më i rëndë. Nëse ky nuk do ta blejë vilën në emër të vet, për shkak të deklarimit të pasurisë, është në kushtet e pastra të fshehjes së pasurisë.

Një gjë të tillë e ka bërë me veturën e vet luksoze. Biznesmeni që ja ka blerë, ja ka dorëzuar që ditën e parë shoferit të tij, duke e mbajtur në emër të vet. Pastaj kur është bërë problem, pasi ky biznesmen po merrte tendera nga Bashkia e Tiranës, ja ka shitur veturën një biznesmeni tjetër makinash, por veturën ka vazhduar ta mbajë përsëri shoferi i Lulzim Bashës. Dhe e ka akoma.

Nëse dhe me vilën përdoret kjo skemë, duhet hetuar. D.m.th nga Papuli, vila kalon në pronësi të zonjës M.V dhe kjo strehon pa para Lulzim Bashën. Mos u çudisni që nesër, nga zoja M.V, prona të kalojë tek dikush tjetër, dhe përsëri aty të banojë Lulzim Basha, por pa qira.

Është tipike skemë e njerëzve që duan të na mbushin mendjen, se dikujt mbi këtë tokë i ka lindur në zemër t’u dhurojë këtyre vila dhe makina luksoze.

Versioni i dytë, që zonja në fjalë M.V ta ketë realisht vilën e saj dhe t’ia ofrojë Luzlim Bashës pa para, është një pistë që pastaj duhet hetuar me kujdes, për çdo konflikt të mundshëm interesi, që mund të ketë.

Edhe pse është e dyshimtë, që të lësh një apartament luksoz bosh, në një vend shumë të mirë, për të jetuar si “lypsar” tek një vilë luksoze, përsëri duhet marrë versioni që duhet detyruar të japë Lulzim Basha, dhe duhet hetuar deri në fund.

Deri tani ai ka gënjyer që ditën e parë. Përtej gënjeshtrave të tij, ne kemi çmontuar gënjeshtrën e arsyes së ikjes nga tërmeti, kemi çmontuar arsyen e shpikur prej tij, që nuk ka marrë vilë tek Agron Papuli, por tani kemi në dorë dhe një fakt që na çon direk tek emri i tij.

Kontrata e shërbimit me Albtelekomin për tek kjo vilë është lidhur ne emër të tij dhe është më  afatgjatë se sa pretendon të lyejë apartamentin e dëmtuar nga tërmeti.

Tani dimë që Lulzim Basha banon në vilën që ka pronar me letra zonjën M.V dhe që nuk ka as kontratë blerje, as kontratë qiraje. Ka vetëm kontratë interneti. Dhe falë Zotit, këtë më duket e ka paguar vetë.

Të tjerat duhen hetuar si dhurata që e kanë “detyruar” të iki nga një apartament luksoz, dhe të shkojë të vuajë aty.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Lulzim, ku e ke 85 përqindëshin?
Previous article BRIZIDA GJIKONDI/ Basha si Koçi i Teto Ollgës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k