• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Luli kthehu në shtëpi!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Luli kthehu në shtëpi!

October 31st, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mero Baze

Një raport shkencor I Institutit të Ndërtimit ka çertifikuar pallatin ku jeton Lulzim Basha si shumë të sigurt, dhe pa asnjë dëmtim nga tërmeti I një muaji më parë në Tiranë. Eksperitza pasoi pretendimin publik të Lulzim Bashës për dëmtimin e pallatit nga tërmeti si një arsye për tu zhvendosur në dy vila luskoze në një nga rezidencat në periferi të Tiranës.

E di që duket e bezdisshme të vazhdosh ti kërkosh Lulzim Bashës të thotë qoftë dhe një herë të vërtetën, por ky është një rast që I duhet qëndruar deri në fund. Jo se Lulzim Basha ka bërë ndonjë krim duke blerë dy vila të reja luksoze, por se përpjekja për të gënjyer në opinionin publik, pa asnjë përgjegjësi dhe mbi të gjitha pa asnjë pasojë, e ka kthyer atë në një simbol të politikanit që nuk do të përballet me asnjë pasojë të veprimeve të veta.

Tani është koha të këmbngulim që Lulzim Basha nuk ka gënjyer kur ka thënë se u tremb, se pallati ju dëmtua nga tërmeti ndaj shkoi mori dy vila luksoze për të jetuar.

Të gjithë mund të kemi frikëra të ndryshme në jetë dhe disa prej tyre drejtojnë jetën tonë.

Ne duhet të besojmë për një moment se Lulzim Basha u tremb vërtet nga tërmeti dhe për këtë ka bërë sakrificë maksimale, duke marrë me qira vila që bëjnë 3 mijë euro në muaj, ose duke I blerë ato me kredi.

Tani jemi të qetë se frika e Lulzim Bashës ishte e tepëruar. Instituti I Ndërtimit provon që godina është e fort, e padëmtuar, e parrezikshme dhe pa asnjë dëmtim formal që mund ta bëj të pabanueshme.

Është koha ti kërkojmë Lulzim Bashës të kthehet në shtëpinë e tij. Kjo do ti sillte shumë të mira.

Së pari nuk do të dilte gënjeshtar, por njeri që është trembur nga tërmeti, si shumë njerëz që tremben nga dukuri natyrore të frikshme. Pamë me qindar mijëra qytetarë që I trembi Çim Peka me një lajm. Dhe Lulzimi nuk ka pse të mos jetë pjesë e tyre.

Duke u kthyer në shtëpinë e vjetër, ai dëshmon se nuk na ka gënjyer, kur tha se u tremba nga tërmeti, por thjeshtë ka gabuar se aq di nga tërmetet.

Së dyti duke u rikthyer në banesën e vjetër të tij, ku në fakt ka më shumë sipërfaqe se tek dy vilat, siç e ka pohuar vet, ai është dhe më komod dhe më I qetë në jetën e përditshme, mund të jetë më efiçentë si opozitarë dhe më I motivuar, pasi apartamenti është I mobiluar mirë dhe me shije. Edhe shtesa pa leje nuk ka pësuar dëme kështu që mund të shfrytëzohet.

Së treti ritkthimi në apartamentin e vjetër I shpëton rreth 6 mijë euro në muaj qira, sa do të duhet të paguaj aty ku ka shkuar , para se të bëj aktin e blerjes. Jo se janë shumë për të, por sidoqoftë po vjnë ditë të vëshitra për financat dhe lekët duhen ruajtur.

Por mbi të gjitha ai duhet të rikthehet në shtëpi, për tu treguar mbështetësve të vet, më shumë se sa kaq. Ai duhet të tregoj atyre, se I qëndron fjalës së thënë, se nuk ka prioritet jetën e luksit dhe vilat që mund ti përdorin biznesmenët milionerë dhe as ka bërë ndonjë pazar me oligarkët që sulmonte muaj më parë dhe tani gjën strehë në bizneset e tyre.

Duhet të rikthehet në banesën e vjetër, jo se ajo është e lirë, pasi siç ka thënë ai vet, është më e mirë se vilat, por për të treguar se në këto kohë nuk ka objektiv ndërrimin e vilave luksoze, por ndërrimin e pushtetit. Dhe pushteti nuk merret duke shetitur nga një vilë luksoze në tjetrën, por nga një fshat i varfër në tjetrin.

Është ora që Lulzimi të kthehet në shtëpi se përndryshe duhet të zgjedh të quhet hajdut, I pafytuyrë, gjobaxhi, gënjeshtar…ose në të kundërt budalla që u tremb vërtet nga tërmeti. Varet kë besojnë demokratët pastaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Përse nuk ka mbështetje ndërkombëtare për PD?
Previous article YLLI MANJANI/ Në lidhje me "mashtrimin" që paskam bërë dje"

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k