• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Mos çdekretimi i 13 tetorit, rrëzon çdo arsye të Ilir Metës për 30 Qershorin!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Mos çdekretimi i 13 tetorit, rrëzon çdo arsye të Ilir Metës për 30 Qershorin!

October 13th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Në kulmin e debateve politike për përgjegjësinë kushtetuese të Ilir Metës lidhur me çdekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, dhe në kushtet kur Komisioni i Venecias e ka quajtur atë të pambështetur në Kushtetutë, sot Ilir Meta ka rrëzuar gjithë argumentat e veta për 30 Qershorin, duke lënë të konsumohet pa u anuluar dekreti i 13 Tetorit.

Dy argumentet e tij kryesore për shtyrjen e 30 Qershorit ishin së pari refuzimi i një pjese të opozitës për të marrë pjesë, dhe gjendja e tensionuar politike në vend.

Sot u konsumua 13 tetori, një datë e cila nuk u thotë asgjë shqiptarëve, por që tek ajo datë Ilir Meta ka mbështetur gjithë ligjshmërinë e tij kushtetuese për 30 Qershorin. Ai ka argumentuar se ka caktuar një datë tjetër, pasi nuk mund të shkohej në zgjedhje pa një palë.

Sot kur asnjë palë nuk ja pranoi zgjedhjet, ai as formalisht nuk e çdekretoi 13 tetorin, së paku për të treguar se është formalist me Kushtetutën.

Duke e lënë këtë datë të konsumohet si dështim dhe mospërfillje ndaj tij, ai ka varrosur me duart e veta, gjithë argumentat mbrojtëse pas të cilave është kapur për shtyrjen e 30 qershorit dhe ka provuar se shtyrja nuk kishte qëllim zgjedhje të reja por përdorimin e bllokimit të zgjedhjeve, për të bllokuar rendin kushtetues në vend, sië vëren dhe Komisioni i Venecias, kur i referohet qëllimit të bojkotit të opozitës.

Sot shqiptarët në fakt ndryshe nga para 30 qershorit ishin të qetë dhe me plot sens humori. Ata u tallën sa mundën me dekretin e Presidentit dhe morën me seriozisht Maratonën e Tiranës se sa dekretin.

Dhe kjo sipas standardeve të Ilir Metës, që “respekton” popullin në këto raste, është një shenjë, që atë nuk e merr askush seriozisht si President, dhe kur përpiqet të na fusë në luftë dhe kur del me brekë në plazh.

Duke varrosur shtyrjen e 30 qershorit me mos çdekretimin e 13 tetorit, Ilir Meta nuk ka asnjë arsye të qëndrojë më president, pasi ka vetëçertifikuar shkeljen e Kushtetutës.

Por mbi të gjitha ai është vetëshkarkuar si dikush që nuk merret seriozisht nga askush dhe për një dekret që ai e quante të rëndësishëm për Shqipërinë. Sot shqiptarët më seriozisht marrin portretin e Ilir Metës në tatuazhin e Bes Kollakut, se portretin e Ilir Metës si President.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ A ka nevojë Edi Rama për sytë e Albin Kurtit (…e anasjelltas)?
Previous article ARTUR AJAZI/ Presidenca, si bunker dhe estradë e zotit Meta

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k