• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Albini sot duhet “të luftojë” Albinin e djeshëm
Home
Blog

BEN ANDONI/ Albini sot duhet “të luftojë” Albinin e djeshëm

October 7th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni/

Nëse Albin Kurti do të përshfaqet dhe do të vazhdojë me idetë e tij të deritanishme sa i përket dialogut me Serbinë por edhe një sërë problemesh të tjera që kulmojnë me simbolikën e shtetit kosovar, atëherë ai do të përballet me probleme. Më të mëdhatë janë ato që lidhen me Serbinë dhe fillimin e dialogut. Ajo që mund t’ia zbardhë faqen dhe që mund t’i japë frymë ideve të tij të mëpasshme është nëse do të dije të luajë si duhet qysh në fillim me konjukturat evropiane që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.

Në aspektin afatshkurtër është mënyra sesi do të rregullohet aliazhi i duhur me LDK-në. Që do të thotë a do të përafrohen dot si duhet programet? A do të munden të afrohen dot ideologjitë deri aty që të mos prishin narracionin e dy partive dhe kështu me rradhë? Zgjidhja më e mirë e tij dhe që duket se do të marrë jetë është emërimi i Vjosa Osmanit, si zëvendëskryeministre me detyra të qarta dhe të përcaktuara ekzekutive, si edhe Ministre e Jashtme falë reputacionit të saj. Një portofol duket se duhet dhënë për serbët e që është i arsyeshëm me 10 votat e tyre këtë herë falë rezultateve në zgjedhjet e 6 Tetorit.

Ndërkohë që z.Kurti duhet të dijë se Evropa dhe sidomos strukturat që merren me Kosovën nuk e kanë luksin t’i kthehen nga fillimi mbarëvajtjes së 33 Marrëveshjeve të përmbyllura deri më tash, element që ai i përmbahet fort. Në një farë mënyre ajo është nëpërkëmbje e punës së përbashkët të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në rangje të ndryshme, paçka se një pjesë e marrëveshjeve janë realizuar me vështirësi, kurse një palë tjetër kanë mbetur në letër.

Kosova dhe Serbia nuk janë më në qendër të problemeve të kontinentit dhe kriza e tyre mund të vazhdojë sa të dojë kur kujton atë që po ndodh në Ukrainë, problemet e emigracionit nga Lindja, Brexit, etj.

Por Albin Kurti ka të drejtë kur flet për problemet e të zhdukurve shqiptarë kosovarë dhe serbë, si edhe një fat për mbetjet e tyre. Kjo do t’i japë shumë reputacionin qeverisjes së tij por edhe shumë mbështetje.

I vetmi ngushëllim për ndërkombëtarët është se z.Kurti ka premtuar që do të heqë taksën kundrejt masës së reciprocitetit të Serbisë e cila lidhet me shenjat e Kosovës, ndërsa do të ngrejë dhe problemet e pensioneve dhe sidomos kthimin e artefakteve kosovare.

Mbi të gjitha, ai pas rregullimit të problematikave me znj.Osmani, i duhet të mbrojë në një kënd tjetër qëndrimet e tij, ashtu si edhe të justifikojë ndryshimin e qëndrimit për Shqipërinë, që në fakt mbetet po ajo në thelb: Bashkim por me referendum!

Në një farë mënyre, duket se Albini nuk e dëgjon aspak atë që na është bërë e qartë prej kohësh nga Brukseli: dy shtete të pavarura! Ka ardhur koha, pra, që Albini të merret me programin e tij si ta bëj të justifikueshëm me LDK-në, e mbi të gjitha, si të luftojë atë Albinin e dikurshëm, që tërheq pas vete një masë aq shumë të ndryshme dhe që kanë luftuar që nga LDK dhe duke vazhduar më poshtë. Por, në fillim duhet t’i mbushë mëndjen LDK-së dhe Vjosës. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHKIM KOPLIKU/ Albin Kurti dhe 3/4 e kosovarëve që nuk e votuan
Previous article ASTRIT PATOZI/ Its’ the system, stupid!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k