• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Pesë kushte kundër reformës elektorale ose një kërkesë për pazar
Home
Politikë

MERO BAZE/ Pesë kushte kundër reformës elektorale ose një kërkesë për pazar

October 2nd, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mero Baze

Pas takimit me aleatët e tij formalë, Lulzim Basha i kërkoi sot Edi Ramës të plotësoj pes kushtet që ai i ka dërguar për reformën elekotrale « ose të hap krahun ». Kërkesa e tij pretencioze, të shtyn të shikosh cilat janë në të vërtet pesë kushtet e tij.

Në një vështrim të shpejtë të tyre, e vetmja gjë që kuptohet qartë është se aty nuk ka asnjë kusht për qeverinë, por ka një sër arsyesh pse Basha nuk ka ndërmend të ulet për reformën zgjedhore, po qe se nuk ka pazar.

Pika e parë e kushteve ka të bëj me « dëshirën » për tu ulur në tryezën e reformës zgjedhore, por që pasohet nga pesë arsye, pse nuk e bën dot këtë. Dhe arsyet sipas saj janë se në këtë proces merrë pjesë PS si subjekt dhe individë të saj që janë përfshirë në krime zgjedhore dhe se kjo gjë mund të korrigjohet vetëm nëse formula e tryzës do të jetë një nga PD, një nga shumica dhe një përfaqësues i huaj, një kërkesë që tashmë është refuzuar nga Bashkimi Evropian OSBE dhe disa ambasadorë të perëndimit në Tiranë.

Pra ka kërkuar diçka që është e sigurtë që nuk ja japin.

« Kushti i dytë », është refuzimi për tu marrë me anën teknike të reformës, pasi sipas PD është e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhjet të lira. Ky nuk është kusht ndaj Edi Ramës, por ndaj Perëndimit që kërkon përmirësime teknike të Kodit elektoral. Por mbi të gjitha është refuzim për të marrë pjesë në këtë histori pasi sipas PD më e rëndësishme se ndyrshimet në ligj, është garancia politike që ajo do për zgjedhjet dhe që është pazari.

Kushti i tretë është përsëritje e kushtit të dytë dhe këmbngulje që në fillim të zgjidhen çështjet që kërkojnë vullnet politik pastaj ato teknik. Pra përsëri me moton « në fillim pazari ».

Kushti i katërt përsërit kushtin e tretë dhe kërkon garanci shtetërore për barazi në zgjedhje, por jo me këtë qeveri. Pra edhe i kërkon garancitë nga shteti për zgjedhje, edhe do një qeveri tjetër, pa bërë zgjedhje, që ta jap garanci për zgjedhjet që do PD.Pra përsëri pazarin.

Kushti i pestë është « Ofrimi i garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë », ose e thënë ndryshe pazari i qartë.

Me pak fjalë të pesë të ashtuquajtura kushte, që në fakt nuk janë kushte, janë një kërkesë për pazar, një përsëritje e telenevolës së lodhshme të PD dhe Lulzim Bashës, para çdo palë zgjedhjesh që nga viti 2015. Nuk janë as kushte, as këresa, as sugjerime, por thjeshtë garanci që duan pushtetin në tavolinë, duke injoruar kërkesat e sugjeruara nga OSBE/ODIHR për ndryshime në Kodin elektoral dhe mbi të gjitha, duke injoruar kërkesa nga aktorët e tjerë politik për ndryshim sistemi, apo depolitizim të procesit.

Përkundrazi PD kërkon kontroll politik të procesit dhe pazar të drejtpëdrejt politik për procesin.

Vetëm pasi përfundon së lexuari këto « pesë kushtet » e kupton arsyen përse Lulzim Basha doli pas mbledhjes me aleatët dhe një lobisti rrogtar dhe i lumtur kërkoi, që ose të plotësohen pesë kushtet, ose Rama të « hap krahun ». Këtu e kupton qartë se e vetmja gjë që funksionon në vizionin e Lulzim Bashës, se si fitohen zgjedhjet, është se si ti kërkosh një pazar kundërshtarit para zgjedhjeve.

Në këtë rast kërkon që dikush të bind Edi Ramën, që të « hap krahun » . Edhe pse këtë gjë nuk e arriti dot as me revolucionin e 30 Qershorit, Ai nuk di mënyrë tjetër se si duhet bërë politik, përveç kësaj. Ndaj mos u çudisni që « pesë kushtet » nuk janë as kushte, dhe as këkresa, por një deklaratë kundër Reformës zgjedhore, po qe se nuk ka pazar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Humori i prishur i opozitës me negociatat
Previous article ILIR YZEIRI/ Trakte dhe protesta- deviza e re e opozitës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k