• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ILIR YZEIRI/ Trakte dhe protesta- deviza e re e opozitës
Home
Politikë

ILIR YZEIRI/ Trakte dhe protesta- deviza e re e opozitës

October 2nd, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Ilir Yzeiri

Megjithëse opozita nuk është më në rrugë dhe protestat e dhunshme nuk janë të pranishme, ajo duket sikur ngazëllehet me rastet e vërteta të dhunës që janë shfaqur këto ditë. Paralajmërimi për tërmetin apokaliptik që nxori në rrugë mijëra njerëz u mor në mbrotje nga Berisha. Akti i rëndë terrorist me dashje ose jo që u zbulua në stadium, u mor, gjithashtu, në mbrojtje prej Berishës dhe ndjekësve të tij. Një ish-deputet thotë në një studio televizive se Rama mund të largohet ose me atentat ose…. Ndërsa Lulëzim Basha si kapoja i njësiteve guerrile u shkruan trakte bankave dhe të huajve dhe i këcënon që në qoftë se nuk veprojnë ashtu siç do ai, njësiti guerril i PD-së do të hidhet në veprim kur të vijë në pushtet. Situata bëhet qesharake pastaj kur po Lulëzim Basha u jep ultimatum të gjithëve, por sidomos qeverisë dhe Edi Ramës që të zbatojnë planin e tij ose ndryshe të hapin krahun se vjen vetë Luli dhe na shpëton. « O tempora o mores », – thoshin latinët.

Në anën tjetër, partnerët ndërkombëtarë me kancelaren Merkel në krye, duket se janë bindur që në tetor Shqipëria, bashkë me Maqedoninë, të marrë miratimin për çeljen e negociatave me BE-në. Kushtet që kanë vënë gjermanët dhe që mund të vënë edhe të tjerë, gjitashtu, janë ato reforma që kanë nisur me vullnetin e qeverisë shqiptare dhe që po shkojnë drejt përfundimit, kështu që, në një farë kuptimi, ato nuk janë kushte, por detyra që kanë nisur të realizohen prej kohësh.

Në gjithë këtë histori, Lulëzim Basha duket se është krejtësisht pa asnjë peshë dhe mbështetje. Retorikës së tij të egër ku shpifëse dhe ku denigruese për Shqipërinë, jo vetëm që nuk ia vuri veshin njeri, por, siç duket, miqtë tanë janë bezdisur më shumë me fjalorin e rëndë dhe akuzat e shpëlara të tij.

Në fillim u duk se Basha do t’i kthehej tavolinës, por edhe aty u bë qesharak. Dërgoi një jallan shahit që lexoi një tekst të cilin partnerët tanë jo vetëm që ia hodhën poshtë, por e çmuan edhe si të pakuptimtë. Ndërkohë, Basha deklaroi se Edi Rama nuk pranonte përfshirjen e të huajve në procesin e reformës në drejtësi. Të huajt e thirrur në këtë kauzë, deklaruan se ata vetë nuk dëshirojnë të marrin atë rol.

Pra, i vetmi ngushëllim i Lulëzim Bashës ka mbetur ligjërimi. Vetëm kur flet dhe kur shkruan letra Lulëzim Basha e ndien veten të fortë, sfidues. Letrat e tij janë në fakt krijime publicistike në kuptimin që ato ndërtohen me sikur, nuk janë dokumente politike që përfshihen në aktet performative. Lulëzimi shkruan letra, del para kamerave dhe kërcënon dhe sapo largohet nga kompjuteri apo sapo largohet nga kamerat, teksti i tij apo fjala e tij e mbaron veprimin. Ai nuk arrin të kuptojë se veprimet në politikë janë akte fizike që kryhen me fjali të thjeshta. Se në politikë në fillim kryhet akti, pra ulesh në një tryezë, zgjedh një bashkëbisedues dhe nis veprimin. Me anë të këtij komunikimi shtyhet përpara veprimi politik. Në vendet ku një pjesë ose një krah i politikës shkëput komunikimin më pjesën tjetër, atëhere ligjërimi merr formën e monologut dhe deklaratat për shtyp kthehen në trakte, në tekste kërcënuese. Nuk ka rëndësi se ku ndodhesh, në mal i fshehur apo në pyje si opozita kolumbiane, apo në mes të Tiranës si opozita jonë, në të dyja rastet efekti dhe veprimi është i njëjtë. Të parët kanë zgjedhur luftën e armatosur. Lulëzimi, mesa duket, do të shkojë përsëri te protestat. Pra trakte dhe protesta – kjo do të jetë mesa duket deviza e opozitës edhe për vitin që vjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Pesë kushte kundër reformës elektorale ose një kërkesë për pazar
Previous article ENDRI KAJSIU/ Tregtari i Venedikut përballë Tregtarit të Kushtetutës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k