• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Nga “Rama Ik”, tek “Gjiknuri ik”
Home
Blog

MERO BAZE/ Nga “Rama Ik”, tek “Gjiknuri ik”

September 19th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze

Në të vërtet arsyeja përse Lulzim Basha nuk ulet dot në tryezën për reformën zgjedhore, ka të bëj më shumë me tryezën e partive opozitare se sa me Damian Gjiknurin. Ai është në hall cfarë tiu thotë atyre, nëse ulet në tryezë dhe jo se cfarë ti thotë Gjiknurit.

Problemni që ka Lulzim Basha është se ulja në tryezë, i jep fund dhe zyrtarisht revolucionit që ka nisur në pranverë të këtij viti dhe ai është ende i pasigurt për pasojat nëse e pranon këtë gjë.

Kjo është arsyeja parimore. Aryseja reale është se Edi Rama ja ka lënë në dorë opozitës, pra Bashës, propozimet për reformën zgjedhore dhe Lulzim Basha nuk është gati tia lërë në dorë të tekave të aleatëve të tij propoziuet për reformë zgjedhore. Ai në të vërtet, dëshiron këtë sistem elektoral që është dhe nuk ka ndonjë vrejtje për të, pasi ky sistem i siguron autoritet në parti, ngaqë është autor i listës së deputetëve. Nëse ai shkon në tryezë atij do ti duhet të përcjellë aty dëshirat e aleatëve të vet që i ka marr më qafë duke i nxjerr nga Kuvendi dhe që duan si shpërblim ti rifus përsëri në zgjedhjet e ardhëshme në listat e PD.

Pra ai është i rrethuar nga të gjitha anët.

Fillimisht nga Edi Rama që e pret në tryezë duke i lënë një karrige në krah të Rudina Hajdarit. Pastaj nga aleatët e vet që i kërkojnë të ndryshojë sistemin. Dhe në fund edhe nga Berisha që i thotë po të pash në atë tryezë gjej vend e futu.

Në këto kushte i vetmi shpëtim i Lulzim Bashës është të bëj sikur vazhdon të jetë në revolucion, dhe nuk ulet në tryezë me …Damin Gjiknurin.

Për hirë të së vërtetës, nëse do të respektojë revolucionin e dështuar qa ka nisur në pranverë, ai duhet të vazhodj betejën me Edi Ramën . Se zëvendësi i lëvizjes “Rama ik” me “Gjiknuri ik”, e bën të dështuar qysh në fillim revolucionin. Kjo i bie që Basha nuk ka më problem me Ramën, por me njerëz të tjerë brenda PS dhe po përpiqet të përzgjedh partnerët e vet brenda PS. Po të jetë kështu Rama e ka bërë me kohë këtë gjë, se i ka partneret e vetë në PD në parlament, por është treguar pak më zemërgjerë, dhe u ka lënë një vend dhë të vetpërjashtuarëve.

Për këtë arsye kjo lëvizja “Gjiknuri ik” duket qesharake në shumë aspekte. Por mbi të gjitha shumë dëshpëruese për demokratët dhe goxha vlerësuese për Damiain, i cili për pak po besonte se nuk ja varte më njeri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA/ Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”
Previous article ARDIT RADA/ Reforma zgjedhore, peng i komplekseve të Lulzim Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k