• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Debati brenda socialistëve të Shkodrës, turpëron PD
Home
Politikë

MERO BAZE/ Debati brenda socialistëve të Shkodrës, turpëron PD

August 21st, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mero Baze

Lulzim Basha ka ripublikuar sot debatin brenda Këshillit Bashkiak të socialistëve në Shkodër, ndërkohë që ishte në shtëpinë e tij në Hollandë. E ka publikuar si një “skandal” për Partinë Socialste dhe më pas ka nxjerr dhe përfundime prej saj duke përfolur njerëz me akuza pa asnjë bazë. Por kjo e dyta është në traditën e tij.

Ajo që duhet të jetë e sikletëshme për Lulzim Bashën është pikërisht ai proceverbal mbledhjeje. Për mua ishte gjëja më e mirë që kam lexuar vitet e fundit nga një parti politike. Dhe nuk e prisja që Partia Socialiste në Shkodër të kishte element të tillë kaq politikë, kaq kurajozë, kaq të vërtet dhe kaq të vendosur për të mbrojtur vlerat e tyre.

Nëse ka një ngjarje pozitive për Partinë Socialiste në Shkodër pas gjithë këtyre gjëmave që i kanë ndodhur, është ai proceverbal mbledhjeje. Aty kupton që partia aty është e vërtet, është kurajoze dhe shumë politike.

Ai proceverbal e nderon Partinë Socialiste dhe Lulzim Basha është personi më I paduhur jo vetëm për ta publikuara të, por dhe për ta lexuar.

Sikur Partia Demokratike në Tiranë , ose një seksion I saj, të kishte aq kurajo sa për të debatuar për gjëmat që i ka bërë Lulzim Basha, siç kanë diskutuar dhe debatuar, ata anëtarët e Këshillit Bashkiak socialist në Shkodër, PD sot do kishte shpëtuar.

Sikur Kryesia e PD në Tiranë më 2017, të kishte debatuar si Këshilli Bashkiak I Shkodrës më 2019, Lulzim Basha do ishte shkarkuar nga kryetar partie, pasi ka bërë një pazar me Edi Ramën ka shkatërruar gjithë listën e PD dhe nuk ka marr mendimin e askujt për listën e deputetëve.

Sikur kryesia e PD në Tiranë të kishte nivelin e Këshillit Bashkiak Socialist të Shkodrës më 2019, kur Lulzim Basha vendosi të djeg mandatet pa asnjë shpjegim, atëhere Lulzim Basha nuk do ishte më kryetar I PD. Por Kryesia e PD në Tiranë uli kokën dhe bëri çfarë u tha Basha, I cili po ashtu bënte çfarë I kërkonte Berisha.

Sikur Kryesia e PD së Tiranës, të sillej si Këshilli Bashkiak Socialist I Shkodrës, kur Basha vendosi të mos hyj në zgjedhje dhe ti lërë demokratët rrugëve, atëhere do kuptohej se ata nuk do ti bindeshin urdhërit nga lart dhe do hynin në zgjedhje duke lënë Bashën rrugëve, në vend të PD.

Por Kryesia e PD në Tiranë, është vite dritë larg, atij Këshillit Bashkiak Socialist të Shkodrës. Ai është një procesverbal që bën krenar PS e Shkodrës dhe I jep peshë debatit politik brenda Partisë Socialiste. Por mbi të gjitha ai bën një diferencë të frikëshme me kokuljen e PD para përdhunimit të Lulzim Bashës dhe daljen si delet nga parlamenti dhe bashkitë në rrugë pas dashit të këmborës Sali Berisha. Punë e tyre që janë dele dhe që shkojnë pas tij, por të paktën të mos u kujtojnë njerëzve që ka dhe parti normale që debatojnë dhe mbrojnë idetë e tyre.

Proceverbali I këshilltarëve bashkiak socialistë të Shkodrës, është letër e parekomandueshme për tu lexuar nga demokratët dhe sidomos nga Lulzim Basha. Thjeshtë se u kujton ku e kanë katandisur veten dhe partinë e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LORENC VANGJELI/ Të vdekurit fitojnë gjithmonë, ndonjëherë të gjallët duhen kërkuar mes tyre
Previous article ARBEN MEÇE/ Sikur ta shohësh PD “me sytë e zemrës”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k