• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Kostot e papërballueshme, që ua kanë dorëzuar zgjedhjet banditëve të mëdhenj
Home
Politikë

MERO BAZE/ Kostot e papërballueshme, që ua kanë dorëzuar zgjedhjet banditëve të mëdhenj

August 11th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Një nga ankesat mbarëpopullore që kanë shqiptarët tashmë kur shikojnë zgjedhje në vendet fqinje, apo kudo në botë, është shpejtësia e numurimit të votave dhe dalja e rezultatit. Dhe të gjithë fajësojnë për këtë partitë politike, KQZ apo qeverinë.

Në fakt Shqipëria ka shkuar drejt këtij tipi procesi, me dëshirën e saj, pas zgjedhjeve të vitit 2001, kur propozoi numurimin e përqëndruar të votave, për shkak të dhunës së bandave në fshatra, apo ndërhyrjes së policisë në proces.

Ka qenë propozim i Sali Berishës. Kjo krijoi një burokraci të re, të stërmundimshme të procesit zgjedhor, rëndoi kostot, rriti numurin e personave që përfshihen në proces, kësisoj e bëri garën të papërballueshme nga individë të zakonshëm. Që të përballosh një proces zgjedhor të tillë, duhet të jesh deomos i pasur, ose i korruptuar .

Kësisoj ky proces, na hoqi frikën nga banditët e vegjël të fshatit dhe na la në kurriz banditët e mëdhenj të Shqipërisë, të cilët filluan të kandidojnë për deputetë si njerëz që kishin lekë dhe përballonin kostot e procesit.

Tani ti duhet të paguash 7 komisionerë, vëzhgues dhe pastaj një ushtri numuruesish. Këta duhet ti paguajë edhe qeveria, edhe kandidati, ndryshe të shkatërrojnë procesin.

Në vitin 2021 kur priten zgjedhjet normale, nuk mund të pretendojmë se jemi në kushtet e vitit 2001, kur policët e Ilir Metës mbushnin kutitë, apo banditët lokalë grisnin procesverbalet.

Ndaj në këtë pikë duhet një reformë e fortë e cila zgjidh dy gjëra: Depolitizon komisionin e qendrës votimit dhe i bën ata njëkohësisht dhe numurues.

Zgjidhja më e mirë është që Shqipëria të vendosë që votat t’i numurojnë nëpunës civilë, mësues, noterë, dhe gjykatës, të cilët përzgjidhen me një short publik dhe detyrohen me ligj të jenë komisionerë dhe numurues në një qendër votimi. Nuk duhen më shumë se tre vetë. Dhe që të tre nuk duan më shumë se gjysëm orë të numurojnë ato 500 vota që janë në qendrën e votimit. Me këtë teknologji që është sot për 45 minuta Shqipëria njeh fituesin dhe zhduk mundësinë për manipulim.

Kësisoj një orë pas zgjedhjeve, Shqipëria ka rezultatin e votimit, pasi votat duhet të numurohen të gjitha në një kohë që të mos ndikojnë tek njëra tjetra, dhe numuruesit janë persona me përgjegjësi si nëpunës civilë, që kanë konseguenca të rënda nëse prekin integritetin e procesit.

Më vitin 2021, kur ka smartfonë dhe i fundit i fshatit, nuk jemi në kushtet e vitit 2001, kur nga problemet e atyre zgjedhjeve, lindi frika e grabitjes së votave në qendrat e votimit.

Kjo nga ana tjetër zhduk kostot më të mëdha dhe më të frikëshme të procesit, që kanë futur në lojë banditët e mëdhenj, që diktojnë proceset, duke paguar komisionerët jo vetëm për të numuruar, por dhe për të blerë vota.

Nga ana tjetër ky është një lehtësim i madh për opozitën që ndjehet më e varfër financiarisht dhe akoma më shumë një ndihmë për partitë e reja, që nuk kanë mundësi, as të gjejnë komisionerë në çdo qendër.

Nëse Lulzim Basha e ka seriozisht që do zgjedhje, siç i gënjen këta ish kryetarët e bashkive, bën mirë të ulet një orë e më parë për reformën e Kodit Zgjedhor. Nëse ka ndërmend të hyjë në zgjedhje më 2021-in duhet të ulet tani. Qëllimi është të kërkojë uljen e kostove financiare të procesit dhe rritjen e efikasitetit të numurimit të votave, përmes ndryshimeve të tilla, ose të ngjashme nëse ai ka ndonjë ide. Se zgjedhjet e sigurta vijnë nga procese të sigurta dhe jo nga pazare të sigurta, siç kërkon ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR METAJ/ Për kokëcepat, që kanë zaptuar qytetet bregdetare!
Previous article ARTUR AJAZI/ Lulzim, ti nuk bën dot revolucion popullor

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k