• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ZILIE FEÇI/ “Teatri” i Partisë Demokratike, para Teatrit Kombëtar…Basha si aktor pa rol!
Home
Politikë

ZILIE FEÇI/ “Teatri” i Partisë Demokratike, para Teatrit Kombëtar…Basha si aktor pa rol!

July 24th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Zilie FEÇI

Ndoshta mund të duket e çuditshme, por 30 qershori ka qenë dita e mallkimit të madh të Partisë Demokratike. Sepse, në këtë ditë demokratët, por mbi të gjitha Basha kanë humbur gjithçka. Opozita në tërësi nuk drejton asnjë bashki, nuk ka asnjë këshilltar bashkiak në 61 bashkitë nga cepi më verior e deri në atë më jugor të vendit. Por, edhe në pushtet qëndror, Basha thuajse është jashtë çdo segmenti të pushtetit, qeverisë, parlamentarizmit e çdo gjëje tjetër. Djegia e mandateve në muajin shkurt e ka lënë Bashën dhe ish-deputetët e tij jashtë politikës. Kostot bien mbi të gjithë, por pa diskutim, që më shumë se kushdo është lideri Lulzim Basha, që duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për këtë “shkrirje” apo “rënie të lirë” të PD.

Basha ka humbur çdo gjë. E vetmja fije ku mund të kapej dhe ndoshta mendonte se mund të kishte sado pak përfitime politike ishte “investimi” te Teatri Kombëtar. Por më shumë duket si një “teatër” i PD përballë Teatrit Kombëtar, sesa një kauzë politike, qoftë edhe për një ditë të vetme. Më shumë duket si një “vëmendje mediatike”, sesa një qëndrim politik opozitar. Edhe vetë Basha është i paqartë. Kur e pyet se çfarë do bëhet më tej, lideri demokrat nuk e ka një përgjigje të saktë. Kryedemokrati nuk ka korrur asnjë fitore të tijën, dhe njësoj si humbjet në të shkuarën, kauzën për Teatrin po e shkatërron. Sepse, debati për Teatrin nuk ka qenë asnjëherë në fjalorin politik të Bashës.

Kanë qenë aktorët ata, që janë shprehur kundër prishjes, por Basha ka hyrë si “fant spathi”, si një kryetar i partisë që nuk është në parlament. Ndaj, Basha më shumë se një mbrojtës i godinës historike të artit, duket si një aktor pa rol. Sepse, më shumë e politizoi këtë çështje, që deri dje pati protagonistë aktorët, ndërsa sot hyn në lojë në mënyrën më të keqe të mundshme Lulzim Basha./SHQIP

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JETA XHARRA/ Ramush burrnia s’lahet me një send të mirë e 80 të zeza tjera!
Previous article ILIR MBROJA/ Një top ose një tank për Ilir Metën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k