• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Shansi që Haradinaj ta nderoj Kosovën, është vetëm në Hagë!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Shansi që Haradinaj ta nderoj Kosovën, është vetëm në Hagë!

July 23rd, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mero Baze

Ramush Haradinaj, u nis drejt Hagës pa u shkarkuar nga kryeministër, duke i lënë pa tekst ata mijëra shqiptarë që i kapi entuziazmi I populizmit të komanduar nga Tirana, se ai dha dorëheqje që të mos turpuronte Kosovën.

Në fakt kurrëfarë turpi nuk është që ai të shkoj si kryeministër edhe pa dhënë dorëheqje në Hagë. Pesha e asaj çfarë Hardinaj përfaqëson në Kosovë, nuk mund të zhbëhet nga dorëheqje formale, skema elektorale,  apo populizmat teatrale, që përlotën gjithë ata që për arsyet e tyre, nuk janë të qeshur këto kohë.

Ndaj nuk ja vlen të diskutojmë nëse Haradinaj e turpuron Kosovën apo jo, tani që ai shkoi në Hagë edhe pa u shkarkuar nga kryeministër.

Përkundrazi Haradinaj ka shanse ta nderoj Kosovën vetëm në Hagë, duke qenë kryeministër në detyrë. Nëse ai thjesht del i pastër nga ai proces, nëse nuk ngarkohet me faj për vrasje të pasluftës, apo akte të tjera që janë jashtë kuadrit të luftës , ai e nderon Kosovën.

Për çfarë ka ndohur në luftë ai është një hero I Kosovës, nëse Gjykata nuk provon krime të tij ndaj shqiptarëve pas luftës dhe krime ndaj popullsisë civile.

Por problemi i Hardinaj, është që me dramën e tij në Hagë, tentoi të bëj politikë elektorale .

Nuk është se ska të drejtë ta bëj këtë, se në fund të fundit, ai po i del vet zot Hagës dhe historisë së tij, por ideja që ai po sakrifikonte postin, dhe kërkonte menjeherë zgjedhje, ishte një mënyrë për të marrë paradhënie një konfirmim elektoral.

Ndaj tani që nuk u shkarkua nga kryeministër dhe po udhëton në Hagë, ngjan më normal, se dy ditë më parë, që u përlot duke thënë po largohem nga kryeministër se më kanë thirrur në Hagë. 

Haga nuk ka lidhje me detyrën e tij si kryeministër, por me jetën e tij si luftëtar i Kosovës. Si kryeministër i bëhet gjyqi në Kosovë, jo në Hagë. 

Por përpjekja për të krijuar idenë, se ndaj tij ka një konspiracion ndërkombëtar, është një tezë e nxitur nga Tirana. Dy aleatët e tij Ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët meqë vet kanë probleme me Perëndimin, duan një viktimë të ngjashme, dhe për këtë zgjodhën ditën kur Haradinajnë e thirrën në Hagë, për të nxitur urrejtje ndaj perëndimit, si një univers antishqiptarë. Dhe s’dinin ku të kapeshin, pse Ramushi po bënte heroizëm dhe jo detyrën për të shkuar para drejtësisë dhe zbuluan që ai, nuk do shkonte para gjykatësit si kryeministër i Kosovës, për të mos e “turpëruar” Kosovën. 

Tani që në fakt shkoi si i tillë, është mirë të fshijën lotët e krokodilit për të, dhe ti urojnë fat para Gjykatës. Se siç më patë thënë një kosovar i njohur në Prishtinë në Janar të vitit 2018, ndërsa debatohej për Gjykatën speciale, “Nëse Ramushin e Hashimin i dënon gjykata speciale se kanë vra një serb, unë shkoj e mbaj burgun për ta. A për të tjerat ta mbajnë vet!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR MBROJA/ Një top ose një tank për Ilir Metën
Previous article BEN ANDONI/ Pse mezi “priten” gjërat për Bllokun, e nuk bën aq përshtypje persekutimi?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k