• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Shpresa vjen nga ata që mallkojnë Reformën.
Home
Politikë

MERO BAZE/ Shpresa vjen nga ata që mallkojnë Reformën.

July 22nd, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mero Baze/

Nëse doni të dini sa e thellë dhe serioze është reforma në drejtësi, shikoni pasojat e saj politike. 

Tre vjet pas miratimit të saj, kundërshtarët e Reformës në përpjekje për ta bllokuar dhe për ta zhbërë atë, organizuan aksionin më radikal në historinë politike të shtetit shqiptar dhe ndoshta në botë, duke djegur mandatet parlamentare, duke bojkotuar zgjedhjet dhe duke tentuar të fusin vendin në luftë civile. 

Mjaftojnë këto tre akte të rënda politike të pakicës antireformë, për të kuptuar se serioziteti me të cilën ajo po luftohet, buron nga fuqia e saj dhe nga pritshmëria e lart që ka krijuar në opinionin publik. 

Reforma në Drejtësi, e cila ende nuk ka ka arritur të krijojë institucionet e saj për shkak të kritereve të rrepta të Vetingut, ka prodhuar më shumë politikë se çdo akt tjetër reformator në historinë e shtetit shqiptar.

Ajo ka prodhuar një aleancë atipike politike, që bashkon të majtë e të djathtë, që kanë frikë ndëshkimin nga drejtësia. Ka krijuar një kamikazllëk politik të pazakontë që u kurorëzua me daljen e opozitës nga sistemi politik dhe kthimin e tyre në një pakicë të papërfaqësuar.

Por mbi të gjitha ka krijuar një një pritshmëri të madhe në publik, fal kësaj beteje politike, e cila është identifikuar si luftë pro dhe kundër reformës dhe jo si betejë e zakonshme politike.

Ashtu siç ka nxjerr jashtë loje opozitën politike, Reforma dhe beteja rreth saj, ka ndihmuar në mënyrë të pamerituar dhe imazhin e qeverisë, të cilës i janë relativizuar skandalet, korrupsioni, dhe dështimet në ekonomi, pasi duke qenë  e rreshtuar pro Reformës, ka krijuar pritshmëri më pozitive, se kundërshtarët e saj që janë reshtuar politikisht si armiq të Reformës.

 Reforma në Drejtësi vazhdon të mbaj të ndarë politikën shqiptare nga shoqëria shqiptare, si një lakmus që tregon sa thellë ka shkuar thika mbi drejtësinë e vjetër. 

Tre vjetë pas miratimit të saj, Reforma në Drejtësi është nën akuzë nga kundërshtarët e saj pikërisht për suksesin e saj.

Kreyakuza është se vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese. 

Po pse ka mbetur?

Se Vetingu ka hyrë thellë tek çdo kandidat për Gjykatë dhe i ka eleminuar.

Tani kjo që duhet të quhet sukses I Vetingut, po tenton të quhet dështim, çka tregon se beteja është për të ruajtur Drejtësinë e vjetër.

Vendi ka mbetur po ashtu pa Gjykatë të Lartë.

Po pse?

Se Vetingu ka përjashtuar nga sistemi çdo kandidat që ka aplikuar për tu bërë anëtar i saj.

Tani kjo duhet të quhet dështim apo sukses? 

Natyrisht sukses për ata që duan një drejtësi të pastër dhe dështim për ata që duan drejtësinë e vjetër.

Reforma në Drejtësi është në fazën e fundit të ngritjes së institucionit të saj më të rëndësishëm, SPAK, që do të hetoj korrupsionn e zyrtrarve të lart. 

Për gati tre vjetë ka qenë një betejë e vështirë proceduriale për të arritur deri këtu. Janë eleminuar disa herë kandidatët dhe është bllokuar nga  kundërshtarët e Reformës në institucione çdo procedurë që mund ta afronte formimin e tij.

Tani kjo është dështim apo sukses?

Natyrisht dështim për ata që shikojnë se SPAK po ngrihet, qoftë dhe me vonesë dhe sukses për ata që kishin objektiv një drejtësi të pakapur.

Reforma në Drejtësi ka rritur peshën e faktorit ndërkombëtar, SHBA dhe Bashkimit Evropian në montorimin e drejtësisë shqiptare. Ata veprojnë konform të drejtave që u kemi dhënë vet me kushtetutë në këtë pikë.

Kundërshtarët e Reformës tashmë janë kujtuar të ngrejnë akuza se kjo është humbje e sovranitetit të Shqipërisë dhe ndërhyrje në punët e brendëshme, pasi në drejtësi po e bën ligjin SHBA dhe Brukseli.

Tani kjo është sukses apo dështim?

Natyrisht dështim për ata që ishin të kënaqur ta bënin ligjin në drejtësi me një telefon nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, dhe sukses për ata shqiptarë që besojnë më shumë tek SHBA e Bruskeli se sa tek Berisha e Meta. Këta dy të fundit q ëbëjnë sikur ankohen se drejtësinë e ka Kapur Edi Rama, në fakt ëndërrojnë ta kap ai, se me atë rregullohen. Halli i tyre real është se në kokë të Saj qëndron SHBA e Brukseli.

Përpjekja për ta mallkuar një foshnjë tre vjeçare dhe për ta quajtur atë një fëmijë të vdekur, dhe mbrojtja pa hezitim që i bëhet drejtësisë së vjetër nga të njëjtat zëra, është në fund të fundit kryearsyeja përse Reforma është në rrugën e duhur.

Mbështetja entuziaste për të nga SHBA, nga kancelarja Merkel, nga Italia, nga Brukseli dhe fillimi I funksionimit të institucioneve të saj, janë shenjat e qarta se foshnja është e shëndetëshme dhe po ngrihet në këmbë. Vajtocat e reformës të japin shpresë se ajo po bën gjënë e duhur. 

Nëse do të shikonim Sali Berishën dhe Ilir Metën duke lavdëruar reformën, atëhere duhet të mendoheshim mirë se çfarë kishim bërë. Tani që i shikojmë duke qarë, mos u shqetësoni. është ajo që duhet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Pse mezi “priten” gjërat për Bllokun, e nuk bën aq përshtypje persekutimi?!
Previous article REFORMA NË DREJTËSI/ Udhëtimi hap pas hapi, i aktit politik më të përkrahur nga shqiptarët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k