• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SHPËTIM LUKU/ Ilir Meta një “kafshë” jopolitike!
Home
Blog

SHPËTIM LUKU/ Ilir Meta një “kafshë” jopolitike!

July 8th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Ilir Meta ka qene protagonist se fundmi me veprimet apo mos veprimet e tij ne dobi te paqes e kohezionit social te vendit, me cdekretimin e zgjedhjeve qe u bene ne qershor dhe caktimin e nje date tjeter, ne 13 tetor, me polemikat e shumta qe ben, me braktisjen e rolit te presidentit dhe rreshtimin e hapur ne radhet e opozites, me komentet per zgjedhjet e 30 qershorit, me sulmet ndaj faktorit nderkombetar, me sulmet ndaj Reformes ne Drejtesi etj etj.

Ne kete atmosfere te krijuar, atij iu adresua nga disa autore nje kompliment si “kafshe politike”. Me kete presupozojne nje person qe i merr 100 per qind vetes ne politike, nie individ qe mbijeton ne cdo rrethane e ben sukses ne kete aktivitetin politik.

 

Por a eshte vertete i tille ai?

Kjo eshte ceshtje kendveshtrimesh.. Per ata qe jane te mahnitur nga karriera e nje personi qe ska punuar asnje dite ne nje profesion te caktuar, por ka kaluar rreth 30 vite te jetes se tij si deputet i perhershem, si zv. Kryeminister e kryeminister ne moshen 30 vjecare, minister i Jashtem, Minister i Ekonomise, Kryetar Parlamenti e President, sigurisht qe epiteti “kafshe politike” eshte i perligjur.

Per te gjithe ata qe ndjehen ne konfuzion e nuk shpjegojne dot ne menyre racionale faktin se si ka mundesi qe dikush, te cilit, i eshte dokumentuar me ze dhe figure akti korruptiv, jo vetem qe nuk paguan kosto, por perkundrazi, ben akoma me perpara ne karriere, serish jane te justifikuar ta quaj e “kafshe politike”.

Te gjithe ata persona, qe admirojne jeten e luksit dhe parane, pavaresisht se si sigurohet ajo, kane te drejte ta quajne Meten “kafshe politike”. Po ashtu edhe personat qe “mrekullohen’ nga realizimi i qellimeve, kundrejt perdorimit te cdo lloj mjeti jane te lire te impresionohen e te etiketojne Ilir Meten “kafshe politike”.

Madje edhe une e kam patur nje dileme per ta quajtur te tille. Kur Ilir Meta beri ne vitin 2013 marreveshje me PS mendova se ai beri nje akt te mirefillte politik. Te ngjashem me ate levizje vizionare qe beri Michael Corleone per te kaluar nga radhet e mafias ne biznes te ligjshem. “Ka bere, cka bere deri tani, nepermjet nie veprimi te tille dhe nepermjet nie korrektese ne marreveshje do te arrije te pastroje figuren e tij nga cfare ka bere deri me sot”- mendoja ne vitin 2013.

Por Ilir Meta nuk doli dot nga natyra e nje intriganti te rendomte, qe ndryshe flet e ndryshe vepron. Me plot merite e kontribut Parlamentin e ktheu ne institucionin me banal e qesharak, per ta vijuar me pas misionin banalizues edhe me Presidencen. Sot Ilir Meta eshte nje person qe ka nie konsensus te frikshem te popullit rreth negativitetit te tij politikan e ofiqar publik. Veprimtaria e tij eshte e mos aprovuar dhe e kundershtuar nga nje mase shume e madhe njerezish.

“Fotografia” e tij ne publik eshte ajo e nje personi abuzues, shperdorues, spekulues me detyren. E nje personi qe ben te kunderten e asaj qe detyra i imponon te beje. E pra, a mund te quhet “kafshe politike”, nje person, veprimtaria e te cilit nuk ka ne asnje rast dimensionin e dobise ndaj komunitetit ne teresi?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENAR BIBA/ Letër e hapur drejtuar mamit të Zeqos dhe gjithë Zeqirëve kudo që ndodhen!
Previous article ILIR YZEIRI/ Asgjë e re, vetëm se ligjërimit i është shtuar një President mendjelehtë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k