• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Kush po e bllokon zhvillimin e Shqipërisë?
Home
Politikë

SPARTAK NGJELA/ Kush po e bllokon zhvillimin e Shqipërisë?

July 5th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Spartak Ngjela

Kush po e bllokon zhvillimin e Shqipërisë?

Kjo është pyetja themelore sot, që duhet ta bëjë çdo Shqiptar, kudo ku ai ndodhet. Ja cilat duhet të jenë pyetje që duhet të ngrihen më këtë rast: Çfarë po kërkon të bëjë klasa politike në një vend të varfër si Shqipëria?

Pse u hodh në shkatërrim të shtetit dhe vendit korrupsioni nën akuzë që ka tani mbi shpinë legjislacionin e ri anti korrupsion në Shqipëri?

Pse, ka njëzet vjet që çdo thirrje për shkatërrim vjen nga Sali Berisha?

Kush nga fqinjët, pushtues territoresh shqiptare, po investon me veglat e veta brenda Shqipërisë në destabilizimin me shkatërrim të Shqipërisë: Athina, apo Beogradi? Po Rusia?

Çfarë propozon qeveria aktuale për ndryshimin e gjendjes?

Ku konsiston moszhvillimi aktual i Shqipërisë?

Pse nuk e ka ende ushtrinë e vet të spikatur shteti shqiptar?

A vijojnë ta paguajnë klasën dirigjente në Shqipëri pushtuesit e territoreve shqiptare?

Pse është krijuar kriza në arsimin e Lartë?

Mbjellja e universiteteve fantazëm që ngriti qeveria Berisha, ishte miopi apo ishte qëllim i studiuar për të mbjellë injorancën në drejtim të shoqërisë shqiptare?

Pse nuk ka prodhim bujqësor të një zhvillimi integral të tokës bujqësore, sot në Shqipëri?

Pse nuk ka prodhim industrial sot në Shqipëri, dhe a ka qeveria plane konkrete për shfrytëzimin e burimeve natyrore në Shqipëri?

E kanë ditur dhe a e dinë qeveritë shqiptare që remitancat e emigracionit janë si e ardhur, dhjetë herë më e madhe se eksporti shqiptar?

E dinë qeveritë shqiptare që Shqipëria ka 30 vjet që eksporton vetëm punë?

E dinë shqiptarët që po të mos ishin prurjet e emigracionit shqiptar, shteti shqiptar nuk do të kishte as para për të paguar rrogat e administratës shtetërore?

Këto janë pyetjet ballore që duhet t’i ngrejë çdo Shqiptar që e do vendin e tij.

Po përgjigjet?

E rëndësishme është që çdokush duhet t’i japë vetë përgjigjet

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Një kryetar partie në Presidencë
Previous article BLEDI LUMANI/ Në Reç zoti president, jo në Spaç!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k