• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ALTIN KETRO/ Dhjetë pyetje kryebashkiakëve opozitarë që s’duan të lënë detyrën
Home
Blog

ALTIN KETRO/ Dhjetë pyetje kryebashkiakëve opozitarë që s’duan të lënë detyrën

July 4th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Altin Ketro

Pas një takimi që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri me të zgjedhurit e tij vendorë, më bënë përshtypje prononcimet e dy prej kryebashkiakëve demokratë të cilët thanë se ishin duke pritur datën 13 tetor për të zhvilluar zgjedhjet vendore, sipas dekretit të ri të presidentit Ilir Meta. Ata dhe partia e tyre nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit për shkak se ato u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës.

Për këtë ata janë zotuar se nuk do e lënë as detyrën e as zyrën pas datës 12 gusht kur i përfundon edhe kushtetutshmërisht mandati 4 vjeçar si të zgjedhur. Në këto kushte, lindin disa pyetje që kryebashkiakët e opozitës duhet t’u japin përgjigje.

1.Nëse në zgjedhjet imagjinare të 13 tetorit ju futeni me Edi Ramën kryeministër, çfarë ju pengoi që të regjistroheshit dhe paraqiteshit në zgjedhjet e 30 qershorit?

2.Nëse në zgjedhjet imagjinare të 13 tetorit ju nuk futeni me Edi Ramën kryeministër dhe i bojkotoni sërish ato, çfarë e bën të ndryshëm 13 tetorin nga 30 qershori?

3.Si do të organizohen prej jush zgjedhjet më 13 tetor kur dihet që zgjedhjet i organizon KQZ-ja e cila i zhvilloi njëherë ato më 30 qershor?

4.Ku do ta gjeni bazën financiare dhe atë materiale për të zhvilluar zgjedhje më 13 tetor? Po komisionerët si do t’i certifikoni?

5.Ju do të shkoni drejt zgjedhjeve imagjinare të 13 tetorit si opozitë, por pa prezencën e mazhorancës socialiste. Si do t’i konsideroni ato zgjedhje ku do të ketë vetëm një kandidat tuajin, moniste apo demokratike?

6.Zgjedhjet imagjinare të 13 tetorit do zhvillohen vetëm tek bashkitë që zotëron aktualisht opozita, apo edhe në bashkitë e tjera? Si do të arrihet kjo?

7.Në rast se më 10 gusht ju paraqiten në institucionin tuaj me mandat ligjor në dorë të zgjedhurit e datës 30 qershor, do ia mbyllni derën e institucionit që drejtoni? Jeni të sigurt që s’po kryeni vepër penale?

8.Nëse të zgjedhurit e datës 30 qershor, në rang kryetarësh dhe këshilltarësh bashkiakë, nuk konstituoen dhe bëjnë betimin brenda datës 12 gusht dhe kësisoj ata e humbasin mandatin e tyre, mos vallë kjo është një strategji juaja për të delegjitimuar të zgjedhurit e 30 qershorit?

9.A jeni të sigurt që firma juaj nëpër shkresa pas datës 12 gusht është e ligjshme dhe a jeni të qetë se çdo veprim financiar e administrativ pas kësaj date nuk do t’ju quhet shkelje ligjore?

10.Nëse më 13 tetor nuk zhvillohen zgjedhjet imagjinare (dhe s’ka sesi të zhvillohen) dhe ju rrini në detyrë me argumentin absurd që s’e lini detyrën pa u paraqitur zëvendësi juaj, a jeni të gatshëm të rrini në detyrë pa limit (10, 20, 30… vite) deri në momentin që ju paraqitet dikush që ju e vlerësoni se është zgjedhur demokratikisht?

Ka dhe shumë pyetje të tjera, por mjaftojnë përgjigjet për këto të dhjeta, për të dalë në një konkluzion se deri ku shkon çmenduria juaj prej kamikazi politik për të shkelur kaq në flagrancë ligjin e për t’i thënë burgut hapu. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Protestat e reja, nën moton “Basha rri”!
Previous article MENTOR KIKIA/ A po e kompromenton presidenti Meta “revolucionin” opozitar?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k